E Diel, 1 Nëntor 2026

Oni Pustina në garë për 50 mijë euro, aq sa i “grabiti” Ambetës



Modeli i njohur Oni Pustina së bashku me balerinën bionde Greta, bëri përshtypje dhe u pëlqye në natën e parë të kërcimit “reality show-t” “Vallëzim me yjet”, që u transmetua të enjten në mbrëmje në “Vizion Plus”. Pas ndarjes nga balerina Ambeta Toromani, Oni ka lënë për pak kohë Italinë, për të qenë pjesë e këtij spektakli, që do të mund ta kthejë në një balerin të vërtetë, apo në posedues të 50 mijë eurove, nëse arrin të fitojë kupën. Pas ndarjes me balerinën me famë në Itali, duket se Oni do t’ia kalojë mirë me Gretën, partneren shtatlartë, për të cilën juria e spektaklit aludoi për një “feeling”, që u vu re gjatë kërcimit. Tani për tani nuk mund të flitet për më shumë detaje rreth afrimitetit të tyre, gjithsesi për Onin 39-vjeçar, tashmë të lirë, asgjë nuk mund të bëjë përjashtim, edhe pse ai tha që “nuk e kam zakon të flirtoj me partneret”. Mesa duket qëllimi i tij kryesor është të fitojë, qoftë për sfidë ndaj balerinës profesioniste Ambeta, apo dhe për të fituar paratë. Oni tashmë ndodhet në një proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, pasi ka hyrë në një konflikt parash me familjen Toromani me pothuaj të njëjtën shumë për të cilë garon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›