Kuçovë, pranga “sekserit” të elektrikut
KUÇOVË - Një sekser i agjencisë elektrike në Kuçovë u arrestua mbrëmjen e së mërkurës nga sektori i krimit ekonomik.
Sipas policisë, Ylli Salaj, 35 vjeç nga fshati Perondi përfundoi në pranga pas denoncimit të një qytetari me inicialet P.S., të cilit ai i kishte premtuar se do të ndërhynte pranë agjencisë elektrike në Kuçovë për të kryer lidhjen e pompave, kundrejt një shumë prej 100 mijë lekë të vjetra. Por, pasi ka kaluar kohë e gjatë dhe premtimi nuk u mbajt, ndaj tij u depozitua denoncimi për mashtrim. Ai i kishte marrë 100 mijë lekët personit denoncues e më pas ishte zhdukur. Burime të policisë bënë të ditur se, gjatë kontrollit, Ylli Salajt iu gjetën dhe sekuestruan shuma monetare të cilat ai i kishte përfituar në këtë formë, si dhe autovetura me targa KV 2079 B. Ai akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksionin publik”.