E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi mësuesen, prangoset nxënësi

Një gjimnazist tropojan me inicialet N.K. është arrestuar në flagrancë nga policia si autor i dyshuar i një vjedhjeje të regjistruar pak ditë më parë. Ndalimi i adoleshentit është bërë rreth orës 23.45 të së martës, në Markaj të Tropojës, ku ka vjedhur me thyerje banesën e mësueses së tij të letërsisë, e cila ka lajmëruar menjëherë policinë sapo e ka parë të dilte nga banesa. Gjatë verifikimit të bërë në banesën e thyer u konstatua se janë vjedhur një aparat celular, dy unaza floriri dhe disa bizhuteri që kapin vlerën e 33 mijë lekëve të rinj. Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare të policisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›