E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigranti shqiptar plagos me thikë gruan

Krimi godet sërish familjet shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Një 39-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëshorten, duke e plagosur rëndë atë. Sipas informacioneve të fundit të policisë greke, 35-vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ndodhet në rrezik dhe gjatë gjithë natës i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në spital. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, duke bërë arrestimin e autorit të këtij akti të rëndë. Mësohet se burri e ka qëlluar katër herë me thikë në trup gruan, pas një grindjeje që ndodhi mes tyre. Fqinjët kanë treguar se kohët e fundit ata kishin nisur të zihen shpesh, por nuk mendonin se do të shkonin deri në këtë akt të rëndë kriminal

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›