E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga shqiptares për trafik prostitutash

Një shqiptare është arrestuar nga karabinierët italianë pasi dyshohet se është pjesëtare e bandave kriminale, të përfshira në trafiqet e drogës, prostitucionit dhe vjedhjeve. Bashkë me shqiptaren është arrestuar edhe një shtetase rumune. Sipas informacioneve të fundit, grupi i shqiptarëve merrej me trafikun e lëndëve narkotike dhe prostitucion, duke ushtruar aktivitetin në disa zona të Romës. Ndërsa vajza shqiptare e arrestuar, si bashkëpunëtore në këtë grup, mendohet se ka ndihmuar ata në disa raste për gjetjen e vajzave të reja. Policia italiane shpjegoi se ajo bashkëpunonte ngushtë me njerëzit e familjes për realizimin e kësaj vepre penale. Ajo është marrë në pyetje nga policia dhe mendohet se ka bashkëpunëtorë të tjerë në këtë grup, që mund të arrestohen gjatë ditëve në vijim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›