Shifra të zymta
Rexhep Meidani
I shkëputur mbi dy javë nga “lajmi intensiv” shqiptar, sapo u ktheva ndoqa me mjaft interes të rejat e fundit. Ndër to më bënë më shumë përshtypje pohimet e fundit publike të INSTAT-it, ende “bruto”, bazuar në anketën mbi buxhetin e familjes shqiptare. Dhe mbi të gjitha fakti që, për shpenzime mesatare të një individi prej 17.000 lekësh në muaj (apo të një familjeve me 4 anëtarë prej 68.000 lekësh), gati gjysma e tyre apo afro 50% e tyre, rezultonte që harxhohej thjesht për ushqim ... (natyrisht modest!). Ndërsa, po të përfshihej në atë zë edhe duhani e pijet kjo përqindje do të ishte shumë më e madhe. Vetëkuptohet që për individë apo familje me të ardhura më të pakta kjo përqindje bëhet akoma më e madhe...Ndërkohë, po të ndiqen lajmet e fundit ekonomike-financiare në “BBC”, “CNN” apo “Euronews”, vihet re një situatë tejet e përkeqësuar e treguesve të inflacionit (në bazë të indeksit të çmimeve të konsumit). Kështu, në SHBA, rritja vjetore e inflacionit në qershor 2008 ka kapur shifrën prej 5% krahasuar me të dhënat e qershorit të një viti më parë. Në Angli pritet që deri në fund të vitit ky inflacion të kalojë vlerën 4%, me ndikim kryesor rritjen e çmimeve të mallrave ushqimore dhe të karburanteve, ndërkohë që në eurozonë është arritur aktualisht vlera 4%, që ka tejkaluar me 2% objektivin e Bankës Qendrore Evropiane, kurse në BE 27 (në të gjithë hapësirën e Bashkimit Evropian) inflacioni ka arritur vlerën prej 4.3%. Një situatë mjaft e zymtë, realisht për t’u shqetësuar shumë, sidomos për ne shqiptarët. Ajo nuk mund të kapërcehet as me heshtje e gjoja normalitet, as me vetëpëlqime apo ngazëllime individuale!...
* * *
Në janar 2008, sipas njoftimeve në media, INSTAT-i, ndryshoi dhe metodikën e llogaritjes së inflacionit, bazuar në një shportë të re mallrash me pesha të tjera specifike për llogaritjeje. Aty vihej re një ulje e kësaj peshe për mallrat ushqimore apo në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, etj. Sipas kësaj shporte të re, gjykohej se shqiptarët, në vitin 2008, do të shpenzonin më pak për ushqim dhe më shumë për veshje, argëtim, komunikim, shërbim mjekësor, etj. Kështu, p.sh., për grupin “Ushqime, pije dhe duhan” pesha specifike në atë shportë të re u ul me afro 4%, pra kaloi nga 42.6% (edhe kjo një shifër e dyshimtë për vitet e fundit!) në 39%. Një ulje pati dhe grupi që lidhej me konsumin e energjisë...
Lidhur me këto ndryshime, që në atë kohë, në një të përditshme kam shtruar disa pikëpyetje të miat. Në radhë të parë, ne kemi një numër shumë të madh, sa afro 1/6 e popullsisë, pensionistësh në qytet dhe fshat. Dihet si e përballojnë ata problemin e ushqimit apo dhe të pagesave të energjisë elektrike! Po kështu, një numër i madh familjesh jetojnë në nivelin e varfërisë, me 1-2 euro në ditë. Janë të shumtë qytetarët shqiptarë që blejnë ushqime me listë. Të gjitha këto e bënin të dyshimtë peshën specifike për mallrat ushqimore, edhe pse në një proces normal rritjeje ekonomike kjo peshë duhet të vijë duke u zvogëluar. Por jo në këtë periudhë problematike me përqindje galopante rritjeje të çmimeve për shumë mallra ushqimore, por dhe për karburantet në nivel global.
* * *
Para asaj “surprize” të INSTAT-it, mu desh të studioja mjaft materiale të tjera, që më krijuan përshtypjen se ky institucion ose kishte bërë matje të gabuara, duke e zgjedhur kampionin në mënyrë jo përfaqësuese, ose kishte rregulluar numrat nën një trysni të fortë politike.
Dhe ja kundërshti të tjera:
- Në një botim të Bankës Qendrore Evropiane të vitit 2007, për grupin ushqime figuronin këto pesha specifike për vendet e rajonit: për Bullgarinë 42.9%, Kroacinë 33.8%, Maqedoninë 44.4%, Malin e Zi 57.5%, Rumaninë 43.6%, Serbinë: 46.2%, etj. Si rrjedhim kjo peshë (pa pasur të dhëna për Kosovën) lëvizte midis afro 60% në Mal të Zi dhe afro 29% në Turqi (e njohur për çmime mjaft të ulëta të prodhimeve të veta bujqësore), ndërkohë që vlera mesatare e saj në këtë rajon të Evropës Juglindore rezultonte afro 43%. Pra, shumë më e lartë se vlera 17% në zonën euro. Ndërkohë, sipas një raporti të FMN-së të asaj periudhe, të ardhurat për frymë në këto vende, në lidhje me Shqipërinë kishin këtë nivel krahasimi: Bullgaria dhe Rumania gati sa dyfishi i Shqipërisë, Kroacia pak më shumë (2.5-3 herë ato të Shqipërisë), dhe Maqedonia e Serbia gati 1.5 herë. Krahasimi i këtyre shifrave paralele e bënte mjaft të vështirë për ta besuar vlerën prej 39% të sugjeruar nga INSTAT-i në janar 2008.
- Për t’u bindur më mirë, bëra dhe një “shëtitje” nëpër botë. Kështu, p.sh., në SHBA, me të ardhura për frymë prej gati 9-10 herë më shumë se ato të Shqipërisë, pesha specifike e grupit të mallrave ushqimore, sipas matjeve urbane (CPI-U) apo atyre të individëve hipotetikë (hypothetical individuals) varionte në atë periudhë (para shpalosjes së plotë të krizës aktuale) midis 15.7% dhe 20.5%, ndërsa në Irlandë me të ardhura për frymë mbi 9 herë se ato të Shqipërisë kjo peshë rezultonte 17.79%, ndërsa në Spanjë me të ardhura për frymë mbi 5 herë se ato të Shqipërisë, gjeta një peshë specifike për ushqimet (pa pijet dhe duhanin) prej 21.9%. Duke u hedhur në Azi, për Singaporin me të ardhura për frymë afro 7 herë ato të Shqipërisë kjo peshë specifike rezultonte afro 23%. Për të qenë sa më “korrekt” në gjykim analizova dhe Filipinet (me të ardhura për frymë sa të Shqipërisë) dhe më rezultoi, brenda pritshmërisë, që kjo peshë specifike e mallrave ushqimore të ishte afro 55.12%. U hodha dhe në vende të Afrikës dhe Amerikës Latine, dhe për fat të keq, jo vetëm që nuk shtova besimin e dëshiruar ndaj kësaj shporte “alla shqiptare”, por mu thellua më shumë përshtypja, pse jo dhe bindja, se dhe ajo e shkreta, kaq e domosdoshme për orientime të drejta ekonomike, jo vetëm dukej tepër e retushuar, por kishte shumë mundësi që të ishte “ngjyrosur” rëndë edhe politikisht!...
* * *
Kjo ishte pak a shumë përmbajtja e pikëpyetjeve të ngritura gati 6 muaj më parë. Më së fundi, këto ditë, dëgjova të dhëna që i konfirmonin ato pikëpyetje. Ndoshta, ende me ndrojtje dhe në mënyrë të tërthortë, madje ende në gjendje bruto (!). Por dhe kaq nuk është pak. Ndoshta, më së fundi specialistët aty, nëse janë realisht specialistë, po e kuptojnë përgjegjësinë qytetare të punës dhe të shërbimit të tyre. Në fund të fundit, në të gjithë botën demokratike e serioze, matjet statistikore e përpunimi i tyre, një shërbim i tillë qëndron mbi politikën. Aq më pak që të pranojë urdhrin politik, apo të lejojë ndërhyrjet “dëshirore” të qeverisë! Sidomos kur kjo e fundit, edhe në këtë situatë të zymtë globale, vazhdon të notojë në qiell!...