Pranga 4 zjarrvënësve të Darëzezës,në hetim dhe zyrtarët e pyjeve
FIER - Një ditë më parë iu shkrumbua shtëpia e të nesërmen arrestohet si autor i zjarrvënës.
Shkëlqim Agalliu, bashkë me të atin, Shefqet Agalliu si dhe dy persona të tjerë, Jonuz Muçaj dhe Haxhi Duraj janë prangosur nga policia e Fierit nën akuzën e zjarrvënies me qëllim. Ndërkohë, katër të tjerë të veshur me funksion po ndiqen në gjendje të lirë. Sipas policisë, Rrahim Lushku, me detyrë inspektor i Policisë Pyjore, që mbulon zonën e Darëzezës, Pëllumb Shukuri, specialist i shërbimeve dhe emergjencave në komunën Dërmënas, Adem Biba, mbikëqyrës për mbrojtjen kundër zjarrit në komunën Dërmënas, si dhe Xhezmir Tafa, i cili kryente rolin e vrojtuesit të komunës Darëzezë po ndiqen në gjendje të lirë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. I arrestuari Agalliu vetëm një ditë më para deklaroi se, si pasojë e flakëve të rëna në Darëzezë atij i ishte djegur shtëpia. "Ky dëm që m'u bë duhet të më kompensohet nga shteti pasi nuk kam asnjë mundësi tjetër financiare", deklaroi ditën e zjarrit Agalliu. Mësohet se për të arritur deri në arrestimin e katër personave të mësipërm, policia kishte siguruar dëshmi nga banorë të shumtë të zonës. Tashmë situata është normalizuar në zonat ku ra zjarri, por dëmet janë tepër të mëdha. Megjithëkëtë, prefekti i Fierit nuk ngurroi dje të akuzojë banorët e zonave të dëmtuara për abuzime në lidhje me dëmet. Shahin Bejdaj, i cili ka udhëhequr shtabin e emergjencës këto ditë, tha se, bilanci i dëmeve nuk është aq i madh sa është deklaruar nga banorët. "Nga verifikimet e deritanishme, vlera e shkatërrimeve që deklarojnë fermerët nuk është aspak reale me atë çka realisht duhet dëmshpërblyer në zonat e prekura nga zjarri", u shpreh prefekti Bejdaj. Sipas tij, në kohën kur ra zjarr në Darëzezë dhe Seman, ishin dërguar mjete dhe forca zjarrfikëse në Patos dhe Divjakë ku kishte vatra të tjera zjarri, ndaj dhe ka pasur vonesa të zjarrfikësve. m.r