E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantja shqiptare përjeton tmerr nga burri

Greqi

Një emigrante shqiptare ka përjetuar tmerr ditën e djeshme, kur bashkëshorti i saj ka tentuar ta vrasë. “Përpiqesha të largoja thikën nga fyti, që të mos më priste damarët. Më qëllonte me këmbë dhe më godiste kokën në mur, ndërsa tentoi të më hedhë edhe nga shkallët, por Zoti më dha forcë të rezistoj, derisa theva edhe kangjellat”. Kështu është shprehur Tusula 36-vjeçare, e cila ka rënë pre e dhunës bashkëshortore. “Njëra nga vajzat e mia po përpiqej të më shpëtonte nga duart e tij, duke e goditur me tigan në kokë, ndërsa vajza tjetër e godiste në kurriz. Por, më ndiqte pas në rrugë dhe teksa gjaku më rridhte, u detyrova të hyj në një dyqan për të kërkuar ndihmë. Më shpëtuan nga një vdekje e sigurt dy policë nga Iraklio, të cilëve u kushtoj jetën time”, deklaroi emigrantja. E dergjur në dhimbje, tha këto fjalë para mediave emigrantja shqiptare Tusula, 36 vjeçe, e cila gjendet në spital me tre plagë thike në pjesën e qafës, pas incidentit që u shënua në shtëpinë e saj në Kersonisë, me autor krimi bashkëshortin e saj me prejardhje nga Kozani, i cili është marrë në pyetje nga policia. Edhe vajza 17-vjeçare e Tusulës gjendet në gjendje të rëndë psikologjike, pasi ajo humbi provimet në shkollë. Ajo kaloi pragun e gjykatës për të marrë dënimin, pasi goditi me tigan babanë e saj. Që në fillim, martesa e çiftit kishte shenja se nuk mund ta kalonin bashkë jetën e tyre. Edhe pse emigrantja Tasula ishte nënë e dy vajzave, luftonte gjithmonë për të mbajtur të bashkuar familjen.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›