Vetëvritet aksidentalisht babai i katër fëmijëve
Një banor i fshatit të thellë malor Munellë në rrethin e Pukës ka humbur jetën aksidentalisht teksa priste një pemë me motosharrë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:30 kur viktima shtetasi Gjin Peraj, 44 vjeç, babai i katër fëmijëve, gjatë kohës që po priste dru në pyllin e fshatit i ka shkaktuar vetes një plagë të madhe në trup. Banorët e zonës kanë rrëfyer se viktima ka rrëshqitur në kohën që po priste dru duke rënë mbi motosharrën e ndezur. Kjo i ka shkaktuar atij një plagë të rëndë në gjoks. Ndihma e parë është dhënë nga banorët e zonës, të cilët më pas kanë kërkuar një helikopter për ta transportuar të plagosurin drejt Tiranës, pasi po humbiste shumë gjak. Por me gjithë ndërhyrjen në kohë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, 44-vjeçari ka humbur jetën gjatë rrugës.
#