Emiljano Vila në Zagreb për kontratë me Dinamon

Mesfushori i Teutës Emiljano Vila pritet të niset sot drejt Zagrebit pasi është bërë e ditur që ky i fundit ka nëj akord verbal me skuadrën e Dinamos së Zagrebit.Ndërmjetës për ketë kalim është bërë trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe pasi ky i fundit ka drejtuar në të kaluarën këtë skuadër. Sot pritet të mbyllet gjithçka dhe një nga lojtarët më premtues të futbollit tonë mund të bëhet pjesë e një prej klubeve më të mëdhenj në Ballkan.