E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sukaj dhe Beqiri drejt Apollon Limasol

Xhevair Sukaj dhe Elvin Beqiri me shumë mundësi do të jenë pjesë e ekipit qipriot Apollon Limasol në sezonin e ardhshëm. Lajmi bëhet i ditur nga media qipriote të cilat theksojnë se ish lojtari i Kombëtares Rudi Vata aktualisht menaxher i ka propozuar klubit qipriot dy lojtarët shkodranë. Por me këtë skuadër ishullore mund të bashkohet edhe një element i kombëtares, mbrojtësi Kristi Vangjeli i cili për momentin është pa skuadër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›