KE,Barroso siguron unanimitet për mandat të dytë
Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso fitoi mbështetjen unanime nga lideret e BE-se për një mandate të dytë 5-vjeçar.
Kjo, pavarësisht nga një pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet europiane parlamentare, tregon një pakënaqësi të gjërë në trajtimi nga BE të krizës globale ekonomike nën Barroson. Por ai paraqet vazhdimësi në luftën kundër krizës.
Barroso tha se kjo ishte një shprehje e qartë e vendeve anëtare të BE-së në vlerësimin e Komisionit Europian gjatë krizës financiare.
" Më shume sesa krenar unë jam i prekur, kjo ishte për mua një moment shumë i rëndësishëm për të marrë këtë mbështetje me fjalë të tilla inkurajuese dhe në vlerësimin e punës që ky komision ka bërë në rrethana shumë të vështira"-tha Barroso.
53-vjeçari, ish-kryeministër i Portugalisë ende kërkon miratimin e Parlamentit Europian. Por aleatët e tij të qëndrës së djathtë janë forca më e madhe në asamble dhe pritet që ai të fitojë shumë vota për riemërimin.
Be-ja gjithashtu ra dakort që të forcojë mbikëqyrjen financiare dhe të krijojë mbikëqyrjen pan-europiane për të ndihmuar në parandalimin e një tjetër krize ekonomike globale.
Propozimet e mbikëqyrjes financiare përfshijnë krijimin e tre orgnaeve rregullatore pan-europiane vitin e ardhshëm për të siguruar futjen e rregullave të reja për mbikëqyrjen në vendet europiane si dhe në krijimin e një bordi të ri europian të rrezikut, i cili do të monitorojë rreziqet për stabilitetin.
Burime të BE-së thanë se liderët kishin trajtuar shqetësimet britanike mbi disa aspekte të reformave dhe shumë shtete të BE kishin mbështetur propozimin fillestar të Komisionit. Barroso tha se ai pret të ketë unanimitet të premten:
"Diskutimet shkuan në një mënyrë shumë konstruktive kështu që unë parashikoj që nesër të ketë unanimitet, unanimitet lidhur me ato pika dhe natyrisht që ne tani jemi duke vështruar formulimin konkret, por mendoj se nuk do ta ekzagjeroja duke thënë se kishte një nivel shumë të lartë përputhshmërie rreth propozimeve tona"-tha Barroso.