Bruksel, fermerët përleshen me policinë pranë Samitit të BE-së
Përleshje të tensionuara u zhvilluan midis fermerëve të zemëruar dhe forcave të rebeluara të policisë pranë Komisionit Europian ku liderët e BE-së u takuan për samitin e rregullt në Bruksel.
Qindra fermerë zbritën në qytet në mëngjes me rreth 600 traktorë, duke shkatuar kaos në trafikun e kryeqytetit belg.
Policia I mbajti larg samitit protestuesit, por në mbrëmje disa prej tyre u zhvendosën pranë telave me gjëmba, duke i vënë zjarrin barit të thatë. Policia përdori automjetet me ujë për të shpërndarë trazirat në rrugët pranë godinave të BE.
Fermerët e bulmetit kërkojnë nga BE që të heqë dorë ga planet për të ti dhënë fund kuotave të qumështit, sepse mbiprodhimi ka çuar në një rënie të cmimeve e si pasojë dhe në rënie të të ardhurave. Kuotat kufizojnë prodhimin vjetor në vend nga krijimi I mbiprodhimit.
Ndërkohë që Komisioni Evropian kërkon t'i japë fund subvencioneve duke argumentuar se çmimet e qumështit duhet të vendosen nga tregu.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ajo do e ngrejë këtë çështje në takimin e BE për trajtimin e reformës financiare, traktatin e Lisbonës, ndryshimin e klimës dhe emërimin e presidentit Europian.