E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkojmë konsull që të punojë për të mirën e dy vendeve tona

10/03/2011  Këshilli Bashkiak del në një qëndrim të përbashkët, pas deklaratave të konsullit Ikonomu

KORÇE- Këshilli i Bashkisë së qytetit të Korçës, edhe pse me vonesë mundi tu tregojë qytetarëve të vet se kur bëhet fjalë për interesa kombëtare dhe për integritetin e kombit shqiptar mund të dalë me një qëndrim të njëjtë, madje dhe unanim mes të majtëve dhe të djathtëve. Ky këshill pati mundësinë të tregojë se në raste të tilla, kundërshtitë mes tyre nuk kanë asnjë lloj interesi.

Deklarata

Vendimmarrja unanime në këtë rast bën fjalë për dënimin e deklaratave të Konsullit grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu, i cili në përvjetorin e shoqatës “Omonia”, do të deklaronte përpjekjet që duheshin bërë për helenizimin e Korçës, sepse, sipas tij, në Korçë ka grekë, dhe veç kësaj vllehët e këtij qyteti e kanë origjinën nga Greqia. Përveç sa më sipër, deklaratat e tij sollën një shqetësim në mbarë popullsinë e këtij rajoni. Dhe ishte kjo arsyeja që edhe Këshilli i Bashkisë së këtij qyteti, të ishte në të njëjtën linjë me opinionin qytetar, dhe për më shumë skishte si të ndodhte ndryshe. Korça që nga lindja e saj e deri më sot ka qenë e njohur dhe e prezantuar për ndjenjat e saj patriotike. Rrezatimi i kësaj të vërtete, doli në pah veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë dhe më tej, pikërisht në kohën kur Greqia pati si pikësynim jo vetëm aneksimin e Korçës, por edhe të të gjitha trevave juglindore të vendit. Deklarata e Këshillit të Bashkisë së Korçës, edhe pse nuk gjendemi në të njëjtat rrethana historike, ra në sy për forcën dhe dënimin e ashpër të të gjitha deklaratave të bëra nga Konsulli i Përgjithshëm grek në Korçë Theodhoros Ikonomu. Deklarata përshkohej së pari nga indinjata e shprehur prej këshilltarëve të këtij qyteti, sepse ato çka kishte deklaruar konsulli grek nuk ishin gjë tjetër veçse një provokim i pastër që u bëhej banorëve të këtij rajoni. Përmes kësaj deklarate, anëtarët e Këshillit të Bashkisë Korçë i kujtuan, Konsullit grek se Korça dhe rajoni juglindor nuk kishte asnjë lidhje me termin vorioepir të sajuar nga qarqet greke. Përveç sa më sipër, Këshilli Bashkiak doli përkrah të gjitha shoqatave patriotike dhe mbarëkombëtare, të cilat kishin dënuar qëndrimet e konsullit Ikonomu. Në të njëjtën kohë, ky këshill doli përkrah protestës së gazetarëve, të cilët në qëndrimin e tyre deklaruan se nuk do të pasqyronin asnjë deklaratës të konsullatës, nëse ato do të binin ndesh me interesat e vendit. Së fundi, dhe çka ishte më e rëndësishmja Këshilli Bashkisë Korçës i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të punonte për zëvendësimin e këtij konsulli me një konsull tjetër, i cili do të punonte për të mirën e dy vendeve dhe shpejtimin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane.

Kreshnik Spahia: Feja e shqiptarit, është shqiptaria

Nisi mbledhja e firmave kundër

ligjit për regjistrimin e popullsisë

VLORE- “Vlonjatët dhe populli shqiptar nuk është dakord me gjithçka që deformon shtetin shqiptar. Nuk ka ligj në botë, që të detyrojë këto raporte. Kjo nismë nis nga Vlora, çka nënkupton se qyteti i flamurit, e hedh tej këtë metodë të papranueshme. Firmosje për ti dhënë ndryshimin dhe kuptimin”,- ky ka qenë ndër synimet e takimit të sotëm në Vlorë me komitetin e juristëve, intelektualëve vlonjatë, përfaqësues të shoqatave atdhetare kanë qenë pjesë e kësaj nisme. Një aktivitet i rëndësishëm është vlerësuar ky për “Aleanca kuq e zi- jo regjistrimit etnik dhe fetar”. I ftuar në takim nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu tha se “është vlerësuar çështje shumë e rëndësishme. Na është dashur disa jave dhe kohë, për ta vendosur në agjendën e shoqërisë shqiptare. Në fjalën e tij ai rikujtoi rastin e Serbit që dogji flamurin shqiptar në Itali “Gjykata e Gjenovas dënoi fajtor Ivanin e tmerrshëm. E dënoi fajtor për cenimin e kombit shqiptar, përdhunoi flamurin e këtij kombi. Një gjykatë e huaj mori në mbrojtje simbolin shqiptar. Një vend i huaj. Në ndryshojmë shumë, pasi standardet e ndryshme me të cilat ndërtohen standardet janë shumë të mëdha. Ju ftojmë të gjykoni, kur një gjykatë e huaj, mori në mbrojtje dhunimin e simbolit shqiptar. Spahiu u shpreh për sa i përket peticionit që pritet të nënshkruhet prej 20 mijë shqiptarëve se “Shumë e ngatërrojnë peticionin me referendume, apo peticione të zakonshme. Por këta përfaqësues nga gjithë Shqipëria kanë marrë një nismë ligjore historike, unike për Shqipërinë. Për sa i përket çështjes së kombësisë ai është shprehur se “sot çështja e kombësisë është patatja e nxehtë në politikën shqiptare”. Është shumë e rëndësishme që në këtë kauzë, elementë të indoktrinuar të qëndrojnë shumë larg kësaj çështje, që në një moment të caktuar i gjithë publiku të përfshihet në këtë. Një çështje që ka qenë tabu, është mbajt peng, kush ka guxuar është cilësuar konservator. Ka qenë thjesht një marrje peng që na ka bërë të jemi kokulur. Kupa është mbushur dhe ka ardhur një moment që duhet të flasim, dhe askush nuk mund të na ndalojë. Për sa i përket çështjes së fesë, nënkryetari i KLD-së është shprehur se “Kurrë shqiptarët nuk janë identifikuar me fenë, pasi feja e shqiptarit është shqiptaria. Ai ka sqaruar dhe arsyen e vërtetë pse kjo nismë fillon nga Vlora, pasi në sheshin e flamurit nënshkruhet kjo iniciativë ligjvënëse, për ti dhënë një herë e përgjithmonë zgjidhje një çështje në përputhje me standardet evropiane. Dh. Spiro

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›