E Diel, 1 Nëntor 2026

Fati i disave nuk do te zbardhet kurre Te pagjeturit ne Kosove 12 vjet pas luftes

Sabit Vishajt nga fshati Beleg nga forcat serbe i vrane nente anetare te familjes gjashte prej te cileve dhe me tej rezultojne te pagjetur. bdquoAxhallaret dhe djemt e axhes prej moshes 3 deri ne 60-70 vjecare macutejane vra ne Masakren e Belegut. Tre prej tyre jane gjetur kurse gjashte te tjere ende figurojne te zhdukur. I kemi dhene te gjitha informatat qe na jane kerkuar. Edhe mostrat e ADN-se i kemi dhene. Kemi bashkepunu me institucionet vendore me EULEKS-in vetem te zbardhet fati i tyre. Por pa rezultathellip.

Dyshim per identifikime te gabuara

Ky lloj bashkepunimi jo edhe aq i lehte per familjet e te pagjeturve nuk haset perhere. Djegja e mbetjeve mortore veshtireson procesin e identifikimit. Dr. Arsim Gergjaliu ekspert per mjekesine ligjore ne Prishtine ngre dyshimin per identifikime te gabuara per te varrosurit menjehere pas luftes pa analiza te ADN-se. Eumlshte punu me metoda klasike dhe zakonisht Tribunali i Hages ka marre nje aktivist te fshatit dhe vetem ai ka pas qasje aty. Ndersa ne momentin kur i kane hap kufomat kane qene edhe te kalbezuara. Keshtu qe shumica prej tyre jane varros mos te them edhe me hamendje qe me vone ka rezultuar se jane krejt gabim...Nderkohe jan ndertu shume permendore te shtrejta. Por shumica prej tyre le te jene te vetedijshem se aty mund te mos i kene te afermit e vet. Sepse ata 2000 njerez jane varros pa kurrfare analize te AND-se pa kurrfare autopsie ligjore dhe ne nje test qe kemi ba ne komunen e Mitrovices prej 12 rasteve qe i kemi hap kater kane dale gabim thote dr.Gergjaliu.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Banoret e Kosoves duan drejtesi

Fati i disa te pagjeturve nuk do te zbardhet kurre

Ndersa dyshimi i perdorimit te furrnaltave per djegjen e trupave jep te kuptosh se enigma e fatit te disa te pagjeturve nuk do te zbardhet kurre thote z.Prenk Gjetaj kryetar i Komisionit Qeveritar per Persona te Pagjetur ne Kosove sipas te cilit termi i zhdukur duhet pasur parasysh bdquoSepse dyshojme se jane perdorur furrnaltat duke fillu prej Ferronikelit ne Drenas ne Trepce ne Maqkatice madje ka zera dhe informacione se edhe Kollubara eshte perdor. Sepse njerezit jane vra ose kidnapu edhe jane percjell me kamion sic ka ndodh rasti ne liqenin e Peruqacit pastaj ne BatajnicehellipDhe ne raste te tilla sigurisht se sacutemund te kerkojme gjurme dhe mund te flasim per te zhdukur.

Kosova ende nuk ka Ligj per te Pagjeturit

Ne Kosove problemi i te pagjeturve po mbetet gjithnje e me ne hije dhe mundesia per te qetesuar shpirtrat e familjareve po zbehet perdite thote Haki Kasumi kryetar i Keshillit Koordinues te Asosiacioneve per Persona te Pagjetur. bdquoGjendja e familjareve te cilet tash 12 vite jetojne ne ankth eshte me e rende se e cdo qytetari tjeter. Keta familjare ne shekullin e 21 te presin 12 vjet per nje informate qe eshte e drejte elementare njerezore eshte padrejtesia me e madhe. Zhdukja e njerezve eshte nje prej krimeve ma tacuterenda kunder njerezimit thote z.Kasumi sipas te cilit kerkesa 11 vjecare qe institucionet vendore te sherbehen me nje liste te konsoliduar te cilen mekanizmat nderkombetar ne Kosove e kane nuk eshte perfillur.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Haki Kasumi kryetar i Keshillit Koordinues te Asosiacioneve per Persona te Pagjetur

Ndersa kerkesa per Ligjin per te Pagjeturit ka hasur ne vesh te shurdher krition Haki Kasumi. Kosova ka nevoje per nje ligj per te zhdukurit. Qe 11-te vjet ne perserisim kerkesen e njejte dhe ai shtyhet e prolongohet. Ky ligj na ka pru shpirtin te goja. Ju lutem a ka uje qe e lan Gjyqi i historise ne do tacutena gjykoje rende

A eshte e pergatitur Kosova te deshmoj krimin ndaj popullit te vet

Ndersa problemi i te pagjeturve ne tavolinen e bisedimeve Kosove-Serbi shoqatat per persona te pagjetur kane edhe nje brenge tjeter. Sa qeveria jone eshte duke punu dhe sa eshte e pergatitur qe neser te ballafaqohet me grupin dialogues te Beogradit forcat e te cilit e kane ba krimin. Kete e din krejt bota Por duhet deshmuar dhe duhet sjellur njerez dhe fakte te cilat argumentojne ate krim.

Ne kete rrugetim shumevjecar ben pjese edhe identifikimi i mbi 400 mbetjeve mortore ne Morgun e Prishtines. bdquoNe nuk kemi qasje te mjaftueshme. Mirepo sipas informatave qe i kemi numri i mbetjeve mortore te kompletuara dhe te pakompletuara ne Morgun e Prishtines eshte rreth 400 euro. Ka edhe te demtuara deri ne ate shkalle sa nuk japin mundesi per analizen e ADN-se thote Prenk Gjetaj kryetar i Komisionit Qeveritar per Persona te Pagjetur ne Kosove.

Vetem 10 raste te proceduara nga gjykatat e Kosoves

Mirepo per keto krime ne gjykatat e Kosoves jane proceduar vetem 10 raste-thote Bekim Blakaj nga Fondi per te Drejten Humanitare-Zyra ne Prishtine. bdquo12 vjet kane kalu prej krimeve masive nga forcat serbe ne Kosove. Por edhe pse ne i kemi evidentu me emer dhe me mbiemer dhe me rrethanat e vrasjeve dhe zhdukjeve te 13 mije e 300 personave ne Kosove gjyqesori i Kosoves deri me tani i ka proceduar dhe jane denuar me denim te prere vetem dhjete raste.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pllakat para parlamentit te Kosoves

Hulumtimi i varrezave te reja eshte nje sfide tjeter per Kosoven kete e kupton me se miri dr.Gergjaliu i cili flet nga pervoja Sa i perket gjetjes dhe hapjes se varrezave ka pasur kamuflime nga pala serbe si levizje te njerezve krijime te varrezave dhe mbi te kane hedhur mbeturina te veturave te vjetra. Ndersa ka edhe eshtra te njerezve qe kane rene ne periudha te tjera.

EULEX premton mbeshtetje ne zbardhjen e fatit te te pagjeturve

Prej fillimit te bashkepunimit EULEX-Ministri e Drejtesise jane gjetur dhe identifikuar mbi 200 persona me te fundit prej te cileve ishin 18 anetare te familjes Krasniqi nga Malisheva. Te marten 26 prill zevendesshefi i EULEX-it Andy Sparks ne nje komunikate per media leshuar me rastin e Dites Kombetare te te Pagjeturve premtoi mbeshtetjen e metejshme te te gjithe mekanizmave ne Kosove per te zbardhur fatin e mbi 1800 personave te pagjetur. Perderisa familjari i te pagjeturve Sabit Zukaj ben thirrje tek te gjithe mekanizmat relevante per me shume angazhim ne zbardhjen e fatit te te dashurve te tyre bdquoJu kisha lut sidomos ketyre prijesve tane qe punojne per shtet te cilet jane ulur mbi gjakun e tyre te mos harrojne per asnje cast se ku jane ulur....

Sipas Komisionit Qeveritar per persona te Pagjetur ne Kosove rezultojne edhe 1813 persona te pagjetur te cilet nga forcat serbe u masakruan u vrane dhe u zhduken pa gjurme.

Autor Ajete Beqiraj

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›