Emrat e PS shpallen pas zyrtarizimit të listës së PD

30/04/2005
Kryesia socialiste diskuton mbi peticionet e degëve për kandidaturat
Lista e kandidaturave për deputet të Partisë Socialiste nuk do të bëhet zyrtare pa u bërë publike lista e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 3 korrikut. Burimet kanë bërë të ditur se kryetari i PS-së është shprehur, gjatë mbledhjes së Kryesisë, se do të presë vendimin e demokratëve për të zyrtarizuar lëvizjet e tij. Deri në këtë vendim, asnjë nga kandidaturat nuk do të ketë vendim të prerë për zonën ku do të kandidojë. Tashmë emrat e dala nga PS-ja do të jenë në varësi të figurave, që do të vendosë PD-ja në kutinë politike për zgjedhjet elektorale. Ndërsa një gjë është e qartë, se lista e kandidatëve për deputetë të PS-së në mbi 50 për qind të saj përbëhet nga emra të rinj, të cilët nuk kanë kandiduar më parë në proceset zgjedhore. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Gramoz Ruçi, hartimi i kësaj liste me emra të rinj e bën PS-në një parti tepër demokratike. Nga ana tjetër, në këtë listë nuk do të jenë të përfshirë rreth 17 deputetë aktualë. Kjo përqinde e madhe e të rinjve ka ardhur dhe për shkak të largimit të 9 deputetëve të PS-së drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe të zëvendësimit të emrave, të cilët, sipas shqyrtimit të strukturave të partisë gjatë këtyre viteve, nuk kanë rezultuar me bilance pozitive në punën e tyre. Shumica e kandidaturave të reja janë përcaktuar të kandidaojnë në ato zona elektorale, të cilat janë cilësuar si bastione të Partisë Demokratike. Kjo për vetë faktin se dëshira e tyre për të qenë pjesë e parlamentit, do të sjellë një fushatë dhe më të ashpër. Bie në sy rrethi i Tiranës, i cili ka prurjen më të madhe të emrave të rinj, që garojnë për siglën e PS-së. Gjithashtu, dhe Qarku i Shkodrës ka në përbërje të listës së kandidatuarve mbi 75 për qind emra të rinj.
Kryesia
Kryesia e Partisë Socialiste ka marrë në shqyrtim të gjitha ankesat dhe peticionet që struktura të rretheve apo anëtarë dhe simpatizantë të partisë kanë sjellë gjatë këtyre javëve në selinë qendrore të partisë. Pavarësisht kontestimeve të sjella nga strukturat e bazës për kandidaturat për deputetë të prezantuara ditët e fundit, nga anëtarët e Kryesisë lista paraprake e miratuar disa ditë më parë nuk ka ndryshuar. Sipas numrit dy të partisë Ruçi, “për sa i përket listës së kandidaturave kryesia verifikoi emrat, nga informimet e raportimet që bënë të gjithë anëtarët e kryesisë sipas ndarjes që kishin në konsultimet që ata zhvilluan me kryesitë dhe KD e rretheve”. Mësohet se në këtë mbledhje kryesie nuk janë zhvilluar debate dhe shqyrtime konkrete për kontestimet e ardhura nga struktuat e bazës, duke ia adresuar këtë procedurë mbledhjes së KPD-së. Mbledhja ka përforcuar vendimin se deputeti aktual i PS-së në rrethin e Librazhdit, Ilir Zela, do të kandidojë në rrethin e Kukësit. Paralelisht më këtë propozim, Zelës i është ofruar dhe një post si ambasador i Shqipërisë në Turqi. Gjithashtu dhe kandidatura e Spiro Peçit ka sjellë probleme në PS. Burimet janë shprehur se Spiro Peçi nuk do të jetë kandidaturë në Qarkun e Vlorës, duke mbetur jashtë listës së PS-së. Ndërkohë që është përforcuar mbështetja për kandidatin Maqo Lakrori, në një zonë të Pogradecit, edhe pse nga baza kishte kontestime. Kryesia ka shqyrtuar dhe të gjithë infrastrukturën politike dhe organizative që do të diskutoj Komiteti i Përgjithshëm Drejtues, ditën e hënë dhe Kongresi i Partisë që do t'i zhvilloj punimet më 5 maj.
Lista
Lista e kandidaturave për deputetë do të vazhojë të jetë në proces ndryshimi deri në zhvillimin e Kongresit të partisë më 5 maj. Ruçi pas mbledhjes tha se “kryesia do të vazhdojë të thellojë pikërisht këtë pretencë të përmirësimit në vazhdimësi të listave si në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues dhe në mbledhjen e kongresit”. Ndërsa është mësuar se paraprakisht është vendosur që emrat e kryesisë, do të jenë të parët në listën proporcionale të socialistëve, që do të pasohen nga kandidatët aktualë, për t'i lënë vendin në fund të rinjve. Gjithsesi, gjithçka mund të ndryshojë nga emrat që do të paraqesë Partia Demokratike.
Lista propocionale pas Kongresit
Paralelisht me 100 kandidaturat për deputetë në zgjedhjet e 3 korrikut, Partia Socialiste do të sjellë dhe një listë shumemërore me 100 kandidatura, e cila do të zyrtarizohet vetëm pas mbledhjes së kongresit të 5 majit. Përgatitja e kësaj liste duket se do të sjellë një rialitet mes kandidaturave, të cilat kanë rrezikshmërinë më të lartë në sigurimin e fitores në këto zgjedhje. I pari në këtë listë, sipas statutit, është kryetari i partisë, Fatos Nano. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Gramoz Ruçi, “për sa i përket listës proporcionale nuk është ajo që është trajtuar nëpër media, që Nano dhe Ruçi po nxitojnë që të vendosin emrat në proporcional. Lista proporcionale do të përbëhet nga 100 emrat që do të kandidojnë në zonat elektorale”. Mësohet se në mbledhjen e Kryesisë hartimi i një liste të tillë nuk ka qenë objekt i punimeve, të cilat nuk zgjatën më shumë se tre orë. Në strukturat e PS-së ende nuk është përcaktuar një formulë e qartë për vendosjen e emrave në proporcional, pavarësisht se me kodin e ri zgjedhor partitë e mëdha kanë shumë pak hapësira për të nxjerrë deputetë më listë proporcionale.
QARKU SHKODËR
Lekë Çukaj
Agron Çela
Paulin Sterkaj
Zef Çuni
Tom Doshi
Nikolin Dedvukaj
Pal Lera
Ramadan Hasanaj
Viktor Doda
QARKU KUKËS
Asallan Ndërgjani
Rexhep Ukperaj
Ilir Zela
QARKU LEZHË
Mark Nikolli
Zef Preçi
Alfred Cakani
Shpëtim Cami
Ndue Vata
QARKU DIBËR
Qemal Minxhozi
Ilir Gjoni
Ardit Kaja
Skënder Demiri
Ylber Canga
QARKU DURRËS
Agron Duka
Gjergji Koja
Emin Barçi
Lulëzim Traga
Natasha Paço
Gazmen Bizhga
Sokol Kokomani
Bujar Dervina
QARKU ELBASAN
Valentina Leskaj
Namik Dokle
Tauland Balla
Taulant Dedja
Bukurosh Stafa
Ndriçim Hysa
Shpëtim Kateshi
Durim Hushi
Elmaz Sherifi
Rrapush Tola
Qazim Sejdini
QARKU TIRANË
Spartak Poçi
Anastas Angjeli
Shpëtim Idrizi
Andis Harasani
Ermelinda Meksi
Igli Toska
Arben Ahmetaj
Luan Rama
Mimi Kodheli
Majlinda Keta
Petrit Malaj
Musa Ulqini
Shyqyry Duraku
Artan Lame
Mehmet Hasanlami
Agim Hushi
Bashkim Haxhiu
Hasan Hoxha
Agron Dibra
QARKU FIER
Ylli Bufi
Blendi Klosi
Arta Dade
Kastriot Islami
Rajmonda Stefa
Petro Koçi
Fatmir Xhindi
Myzelejen Hoxha
Saemira Pino
Et’hem Ruka
Vath Koreshi
Alfred Çaçi
QARKU BERAT
Flamur Rrogu
Erion Braçe
Marko Bello
Luan Memushi
Bashkim Fino
Aldon Shameti
QARKU KORÇË
Ben Blushi
Pandeli Majko
Fatmir Xhafa
Maqo Lakrori
Ahmet Hoxhallari
Agim Isaku
Ilir Kulla
Alfred Dalipi
Niko Peleshi
QARKU GJIROKASTËR
Makbule Çeço
Gramoz Ruçi
Vangjel Tavo
Flamur Hoxha
QARKU VLORË
Fatos Nano
Arben Malaj
Besnik Dervishi
Arben Isaraj
Stefan Çipa
Bashkim Habili
Mezan Malaj
Stefan Çipa
Kandidat i pavendosur
Ilir Zela
Deputeti aktual i Partisë Socialiste në zonën e Prrenjasit, Ilir Zela, nuk ka qartësuar akoma qëndrimit e tij nëse do të jetë kandidat për PS-së në qarkun e Kukësit, apo do t'i përgjigjet alternativës tjetër të afruar nga përfaqësuesit të partisë për të drejtuar ndonjë mision diplomatik jashtë vendit.
Elida Tepelena
Deputetja aktuale e zonës elektorale numër 56, të rrethit të Elbasanit, Elida Tepelena, ka mbledhur mbi 6200 firma të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste, duke i dërguar në kryesinë e partisë në mënyrë që të rikandidojë në këtë zonë edhe për zgjedhjet e 3 korrikut.
Zydi Pepa
“Nuk kam ndonjë shprehje pakënaqësie dhe nuk mendoj se do hakmerrem. Kjo është çështje e çdo personi, duke filluar nga lart poshtë. Nuk ndjehem i konkurruar nga të rinjtë që kanë ardhur, e as pranoj ta vë veten në garë, sepse Kuvendi nuk është arenë sportive”, tha Pepa mbi lënien jashtë listës së kandidimit.
Mustafa Xhani
“Disa prej figurave të reja që i janë afruar PS-së, kanë qenë nja katër vjet drejtora dhe dalin deputetë, sado të suksesshëm të kenë qenë nuk mund të krahasohet me Zydi Pepën apo me Vath Koreshin që kanë një jetë të tërë që i japin popullit. Le t'i provojmë dhe të rinjtë unë i uroj sukses atyre”, tha Xhani.
Agim Tato
Deputeti aktual në rrethin e Elbasanit, Agim Tato, vazhdon të jetë aktiv në zonën e tij elektorale duke punuar në atë zonë deri në përfundim të mandatit të tij si deputet. Pavarësisht se ka pasur përkrahjen e bazës socialiste në këtë zonë, Tato synon që repsektojë vendimin që do të dalë nga strukturat e partisë.
Banush Gozhdari
Deputet aktual i zonë së Pogradecit, Banush Gozhdari, gëzon një mbështetje të madhe nga elektorati socialist në këtë zonë. Nga ana e tij, vetë Gozhdari shprehet se ai do të respektojë vendimin e kryesisë socialiste, e cila ka përcaktuar në këtë zonë kandidat për deputet Maqo Lakrorin, i cili ka ndryshuar zonë.