Omonia vendos Dulen përballë Fatos Nanos
30/04/2005 PBDNJ nuk pranon marrëveshje me socialistët as në Sarandë
Omonia ka vendosur emrin e kryetarit të PBDNJ-së, si rivalin e kryesocialistit për zgjedhjet në Sarandë. Kryetari i degës së Omonias, Vangjel Zafirosi, ka bërë të ditur se Vangjel Dule do të konkurrojë përballë Fatos Nanos, duke mos pranuar asnjë marrëveshje me socialistët. Madje, mësohet se gjatë mbledhjes së kryesisë anëtarët e Omonias janë shprehur se do të fitojnë mbi 20 për qind të votave, duke garantuar humbjen e socialistëve. Për këtë është theksuar se Dule do të konkurrojë për të fituar zgjedhjet elektorale në këtë zonë, por në rast se ai do të humbë, do të jetë e garantuar dhe humbja e socialistëve, pasi PBDNJ pretendon që të marrë vota nga elektorati socialist. Në mbledhjen e kryesisë së Omonias, është theksuar se PBDNJ-ja do të kontribuojë në humbjen e socialistëve jo vetëm në Sarandë, por dhe në rrethet e tjera të Shqipërisë, megjithatë vetë kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është shprehur për "Metropol", se kandidatura për këtë zonë do të shpallet zyrtarisht vetëm pas mbledhjes së Kongresit të kësaj partie më 21 maj. Dje në mbledhjen e Kryesisë në Sarandë, Dule ka pranuar kandidimin. Vendimi ka ardhur në ditën kur vetë kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, është duke vizituar Sarandën, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano. Burimet kanë bërë të ditur se në dy ditët e vizitës së tij, Nano i është shmangur takimeve me përfaqësuesit e minoritetit grek në këtë qytet. Ndërsa sot pritet dhe një tjetër përplasje mes tij dhe kandidatit të Partisë Demokratike, Besnik Aliaj. Të dy kandidaturat kanë paralajmëruar takime me elektoratin e tyre, duke e ndezur dhe më shumë situatën parazgjedhore në qytetin turistik të Sarandës.