Helmon veten te varri i vajzës së tezes

30/04/2005 Valentina Tanushi i cilësonte idhuj të afërmit e vetëvrarë muaj më parë me armë e fostoksinë
TIRANË- Trashëgimia farefisnore e ritit të vetëvrasjes, e transformuar në një fiksim, ka qenë shkaku i vetëhelmimit të 24-vjeçares Valentina Tanushi, dy ditë më parë, në Tiranë. Ajo piu dy kokrra fostoksinë pranë varrit të vajzës së tezes, duke i dhënë fund jetës, ashtu siç pati bërë kushërira, daja dhe një tjetër e afërme e saj, muaj më parë. Sipas mendimit të psikologëve, vetëvrasja mbi varr është krejtësisht e pakontrolluar dhe stimulohet nga një traumë dhe lidhjen e viktimës me personin që ka vdekur. Gjithsesi, Tanushi përbën rastin e dytë brenda pak ditëve të vetëhelmimit mbi varr. Ajo, sipas dëshmive të fqinjëve, vajzën e tezes e kishte pasur si idhull dhe ishte e vetmja me të cilën qante hallet e përditshme. Kushërira kishte vrarë veten. Të njëjtën gjë kishte bërë edhe daja dhe një e afërme tjetër. Në këto kushte, 24-vjeçarja zgjodhi rrugën e tyre, e stimuluar edhe nga kushtet tepër të vështira ekonomike në të cilat jetonte, ndërsa nuk kishte anomali psikike.
Vetëhelmimi
Valentina Tanushi, 24 vjeçe, me origjinë nga Lezha dhe banuese në fshatin Babrru të kryeqytetit, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore pasditen e së enjtes në varrezat e Tufinës, nga disa kalimtarë. Sipas burimeve të policisë, ajo është gjetur pranë varrit të vajzës së tezes, e cila kishte vdekur rreth dy muaj më parë, po nëpërmjet të njëjtës mënyrë, duke u helmuar. Shkaqet reale të vetëvrasjes së vajzës së re ende nuk janë zbuluar nga policia e kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00 të së enjtes, kur disa persona kanë kaluar pranë varrezave të Tufinës dhe kanë parë një person të shtrirë pranë një varri. Këta të fundit kanë lajmëruar menjëherë policinë e Tiranës që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa vajza është dëguar me urgjencë, fillimisht në spitalin civil në Tiranë, e më pas është dërguar për një trajtim më të specializuar në Spitalin Ushtarak. Personat që kanë gjetur të vetëhelmuarën, pranë varrit të kushërirës, kanë pohuar se kishin gjetur edhe dy kokrra helmi fostoksinë aty pranë. Në spitalin civil numër 2, ajo i është nënshtruar një lavazhi urgjent dhe më pas është trajtuar me serume. Mjekët kanë parë se nuk kanë patur mundësi që të kurojnë vajzën dhe e kanë dërguar atë për në Spitalin Ushtarak, për trajtim më të specializuar. Ndërkaq, prindërit dhe të afërmit e të vetëhelmuarës janë informuar nga policia, se vajza e tyre ndodhej e shtruar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, pasi kishte konsumuar disa kokrra helmi fostoksine.
Të vetëvrarët e 7 ditëve të fundit në Tiranë
Emigranti i helmuar me fostoksinë
TIRANË- Dy kokrra fostoksinë në dhomën e mbyllur me dryn dhe jeta e 31-vjeçarit Hekuran Kormani është prerë përgjysmë. Askush në familjen e tij nuk mundej të merrte vesh motivin e vetëhelmimit të njeriut të tyre më të dashur, vetëm dy javë pasi kishte ardhur nga Maqedonia, shtet në të cilin punonte si emigrant prej disa vitesh. Në orët e vona të së shtunës, Kormani ishte mbyllur në dhomën e tij, ku kishte vendosur të kryente sakrifikimin. Dera nuk hapej dhe, pasi u shqye me forcë, të afërmit e gjetën atë të shtrirë përtokë, ndërsa nga goja i dilte shkumë e bardhë. Menjëherë u dërgua në sallën e infektimeve në Spitalin Ushtarak, në të cilin mundi të rezistonte vetëm disa orë.
Mekaniku i vetëvarur me litar
TIRANË- Pjetër Kola, 54 vjeç, i cili i dha fund jetës, teksa djali i tij i dytë e priste në dasmë, ku ishte i ftuar. Një fëmijë i vogël, i dërguar nga djali i Kolës për ta lajmëruar, është përballur i pari me pamjet e llahtarshme dhe ka shkuar me vrap në gëzim për të dhënë lajmin e mortit. Tragjedia i përket familjes Kola, me origjinë nga Fushë-Arrëzi i Pukës e me banim në brendësi të ish-uzinës së autotraktorëve, në Shkozë, përkatësisht në ish-sektorin e kovaçanës. Pjetër Kola kishte varur veten me litar rreth mesditës të së dielës, pikërisht në momentin kur nga ana tjetër, diku rreth 40 metra më larg po shtrohej banketi i dasmës, ku ai ishte një ndër të ftuarit kryesorë.
Anxhelina vret veten mbi varrin e të dashurit
TIRANË- Në orën 15.00 të së hënës, Anxhelina Çepja, u gjet me kokën në një tufë me lule të kuqe, pranë mermerit të varrit të 24-vjeçarit dibran Altin Koçi, që për dy vjet kishte qenë i dashuri i saj. Diku më tutje një letër, mbushur me vargje të thjeshta, ku spikaste ndjenja e thellë e dashurisë. Dhimbja para dy ditësh ishte përhapur kudo pranë "Fabrikës së Tullave" në Kamëz, ku prindërit e vajzës vajtonin humbjen e jetës së saj. Askush nga të afërmit nuk e pranoi lidhjen e Anxhelinës me Altinin dhe aq më tepër faktin që ajo kishte lënë një letër, ndërsa nuk mund të mohohej fakti që një çift pleqsh e gjeti gjysmë të vdekur me kokën mes luleve për jetën.
E helmuara pas telefonatës së burrit
Mira Nikolli, lindur në Pukë e banuese pranë shinave të trenit, në Laprakë, është vetëvarur rreth orës 21.30 të ditës së hënë, në shtëpinë e bashkëshortit të saj. Sipas burimeve të Komisariatit numër 3, i cili ka në juridiksionin e tij këtë zonë, mësohet se si shkak i vetësakrifikimit ka shërbyer një telefonatë kërcënuese e burrit të saj, në të cilën përmedeshin fjalë të tipit "do të të vras" etj. Policia saktëson se rreth një orë pas kësaj telefonate, Mira ishte mbyllur në njërën nga dhomat e familjes së varfër, ku gjeti një litar dhe vari veten. Tashmë, bashkëshorti i saj, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, kërkohet për sqarime në komisariatin e policisë.
Nga statistikat del një i vetëvrarë në 2 ditë
TIRANË- Rreth dy javë më parë u var me shallin e saj inxhinierja 23-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan, kur Blerina Shina, 23 vjeçe, i ka dhënë fund jetës në dhomën e saj. Në letrën që ajo la, thuhej: "Po e vras veten për problemet e mia personale. Familja nuk ka hyrë fare në këtë mes". Esmeralda Cenaj, 13 vjeçe, nga Fieri, e hapi e para këtë cikël, e më pas vogëlushja 11 vjeçe, Johana Rojdho, nga Tirana, për të mbërritur në Mokër të Pogradecit, ku një e mitur ndoqi rastin e tyre, ndërsa sërish në Fier një vogëlush, pasi mbeti në fizikë u vetëvar. Ndërsa tri javë më parë, në Linzë, nëna e dy fëmijëve u vetëhelmua me fostoksinë.