E Hënë, 2 Nëntor 2026

Slogani i PSD, "Të ndryshojmë Shqipërinë në një të majtë ndryshe"

30/04/2005  Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka sulmuar indirekt Lëvizjen Socialiste për Integrim, si një parti që nuk i shërben fitores të së majtës në zgjedhjet e 3 korrikut. Gajtë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Gjinushi tha se “se në këto zgjedhje konkurrojne 2 grupime, jo 2 parti dhe çdo parti jashtë tyre nuk i shërben fitores të së majtës e stabilitetit te vendit”. Këshilli i PSD-së ka miratuar dhe sloganin e partisë për zgjedhjet, i cili do të jetë "Të ndryshojmë Shqipërinë në një të majtë ndryshe”, duke rikonfirmuar edhe një herë bashkëpunimi me Partinë Socialiste. Në këtë mbledhje u vlerësua se e majta dhe qendra i ka të gjitha mundësitë që të rifitojë zgjedhjet e 3 korrikut. Sipas kreut të PSD, Skënder Gjinushi, e majta e ka fituar tashmë betejën me të djathtën, por ajo duhet ta fitojë atë me opinionin publik dhe me elektoratin e saj. Gjinushi tha se e djathta ka dështuar me qeverisjen e saj, sepse nuk ka treguar asnjë ndryshim apo qëndrim të ri në pozicionin e saj ndaj respektimit të Kushtetutës e institucioneve, por ajo duhet ta fitojë atë me opinionin publik dhe me elektoratin e saj. Gjinushi tha se e djathta ka dështuar me qeverisjen e saj, sepse nuk ka treguar asnjë ndryshim apo qëndrim të ri në pozicionin e saj ndaj respektimit të Kushtetutës e institucioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›