Emrat e biznesmenëve që financuan PD dhe PS
BLEDAR HOTI
Zbardhen emrat e donatorëve që financuan fushatën e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë depozituar raportet audituese, ku përfshihen edhe emrat e donatorëve jo publikë, si firma apo persona privatë. Për partinë pushtet, sipas auditivit të kryer nga ana e ALB BB AUDITING, me përfaqësues ligjorë Lavdimir Fushaj janë 62 donatorë me një vlerë 32.101.700 lekë. Ndërsa në raportin e auditit të Partisë Socialiste, të kryer nga ana e ekspertit kontabël, Mihal Ziu, rezulton se ka pasur si donacione në lekë dhe në natyrë nga 12 firma dhe persona privatë. Në total këto kapin vlerën e 6.855.136 lekë.
Deputetët dhurues
Pesë deputetë demokratë kanë dhuruar fonde për PD-në për përballimin e fushatës elektorale. Deputetët e qarkut të Shkodrës Paulin Stërkaj, Gjok Uldedaj dhe Gëzim Dibra kanë dhuruar secili nga 150.000 lekë të reja për fushatën elektorale. Ndërsa dy deputetët e PD-së të qarkut të Vlorës, Kreshnik Çipi dhe Ardian Kollozi, kanë dhuruar për PD-në nga 1 milionë lekë të reja secili. Emrat e 63 individëve përfaqësojnë personat që kanë detyrimin të paguajnë përfshihen në vlerat e derdhura nga 100 mijë deri në 1 milionë lekë. “Dhurimi i fondeve publike është bërë në llogaritë e posaçme, të hapura pranë Bankës Credins me numër llogarie 168.634 lekë të reja, 169.086 euro, 169.085 USD, për të cilën është njoftuar dhe deklaruar pranë KQZ-së, që përpara nisjes së fushatës zyrtare”, thuhet në raportin e kontabilistit Fusha. Në të theksohet se shpenzimet totale që ka kryer PD-ja për fushatën zgjedhore nuk e kalojnë kufirin e përcaktuar në nenin 90 të Kodit Zgjedhor, në të cilën nuk duhet të kalojnë dhjetëfishin e shumës totale që i jepet nga shteti partive. Të gjitha shpenzimet e kryera gjatë fushatës zgjedhore janë dokumentuar, sipas raportit, duke respektuar legjislacionin në fuqi. Ndërsa disa, donatorë që kanë dhuruar shumë maksimale prej 1 milionë lekësh të reja.
Dhuruesit e PS-së
Partia Socialiste ka si 17 donatorë, të cilët kanë ofruar para në dorë dhe dhuratat e ndryshme. Të tilla janë si për karburante, apo për posterat që u përdoren gjatë fushatës elektorale. Socialistët, të paktën zyrtarisht, kanë dy dhurues në vlerën maksimale të 1 milionë lekëve. “Dhuratat e konsumuara në mallra materiale në natyrë kapin shumën e 1.677.000 lekë. Këto dhurime janë për 6500 litra karburant me vlerë 1.165.000 lekë dhe 20 mijë postera publicitare në vlerë 512.000 lekë. Sasia e tyre vërtetohet me deklaratën e donatorit, kurse vlerësimi është bërë nga departamenti i financës së PS-së. Nga verifikimi rezulton se ky vlerësim është në pajtim me çmimin e tregut”, thuhet në raportin e kontabilistit Mihal Ziut. Në të theksohet se nga verifikimet rezulton se këto shpenzime janë të dokumentuara dhe të evidentuara në pajtim me rregullat kontabël.
Vendimi i KQZ-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori dje vendimin për pranimin e të gjithë auditiveve të paraqitura për 26 partitë politike, duke pranuar shifrat e paraqitura. Pro auditeve të paraqitura kanë votuar gjashtë anëtarët e KQZ-së. Ndërsa kundër votoi Hysen Osmanaj. Në këtë mbledhje ishte parashikuar marrja e dy vendimeve, e para lidhej miratimi i raporteve të paraqitura si dhe marrja e masave ndëshkimore për disa parti për shkelje të afatit dhe për mos hapjen e llogarive bankare. Në lidhje me propozimin e dytë pati kontestime nga ana e përfaqësuesit e PAD-së, Genci Anastasi në cilën partia e tij ishte gjobitur me 50 mijë lekë të reja së bashku me 15 subjekte të tjera. Sipas tij, ky ishte një vendim i padrejtë dhe se duhej të anulohej. Në të njëjtën kohë parashikohej gjoba me 60 mijë lekë dhe për 8 subjekte të tjera për shmangie tatimore. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi deklaroi se “nuk mund të merrej një vendim i tillë pa njoftuar më parë edhe vetë partitë politike”. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani e miratoi një gjë të tillë, duke theksuar se “për këtë procedurë do të ndjekim të gjithë procedurën që parashikon Kodin i Procedurës Administrative”.
DONACIONET PER PARTITE
Donatorët e Partisë Socialiste
“Condor” shpk 5 000 euro
“Arela” shpk 5 000 euro
“Matrix Contruction” 5.000 UDS
Shoq. Investitorëve Italianë 1967 euro
“Kastrati” sh.a 200.000 lekë
“Besa R” shpk 100.000 lekë
“Albaco Shoes” shpk 349.000 lekë
Sponor i paidentifikuar 30.000 mijë
Hotel “Kontinental” 30.000 lekë
Edmond Ziso 400.000 lekë
Agim Shendelia 1.000.000 lekë
“Dajti Ekspres” sh.p.k 1.000.000 lekë
Rodolf Dalipi 512.000 lekë për 20 mijë postera
Hysni Bedo 240.000 lekë për 2.000 litra naftë
Leonard Mone 300.000 lekë për 2.500 litra naftë
Ilir Kure 375.000 lekë për 3.000 litra benzinë
Shkëlqim Shehaj 250.000 lekë për 2.000 litra naftë
Totali në lekë 6.855.136 lekë
Donatorët e Partisë Demokratike
Dhurues në selinë Qendrore
Gëzim Nexhipi 500.000 lekë
Gëzim Demushi 500.000 lekë
Sofokli Qose 500.000 lekë
Skënder Kulli 500.000 lekë
Riza Shijaku 500.000 lekë
Skënder Rama 500.000 lekë
Rexhep Demseri 500.000 lekë
Lirim Abazi 500.000 lekë
Besnik Ismaili 500.000 lekë
Farudin Gjondeda 500.000 lekë
Arben Mata 500.000 lekë
Matilda Kotorri 300.000 lekë
Genci Lufi 300.000 lekë
Gani Vlashi 300.000 lekë
Tomi Papadhopuli 300.000 lekë
Ardian Isaku 300.000 lekë
Fitim Mesini 300.000 lekë
Fatmir Mesini 300.000 lekë
Arben Alia 500.000 lekë
Emine Çela 500.000 lekë
Pranvera Lalaj 130.000 lekë
Ervin Pellumbi 430.000 lekë
Ram Oruçi 700.000 lekë
Selman Haziraj 800.000 lekë
Myrteza Karalliu 1.000.000 lekë
Xhafer Xhako 1.000.000 lekë
Bedri Ruta 1.000.000 lekë
Fatos Çela 1.000.000 lekë
Saimir Neza 1.000.000 lekë
Edmond Bllako 1.000.000 lekë
Në Valutë
Rezart Koçi 1500 USD
Vojo Avdullaj 1500 USD
Arianit Hysenaj 2000 USD
Amarda Shanaj 2000 USD
Daniel Xhakerri 1.500 USD
Artur Shehu 2.000 USD
Sokol Murati 2.000 USD
Artur Bejleri 5.000 USD
Ferdinand Saka 5.000 USD
Roland Petrushaj 2.000 USD
Xheladin Shtyllaj 6.000 USD
Alban Myftari 2.000 USD
Egi Pinari 2.000 USD
Mark Lekgjonaj 3.000 USD
Andi Përmeti 2.000 USD
Klodian Shehu 2.500 USD
Ilirjan Laçi 3.000 USD
Shkëlzen Çekrezi 2.500 USD
Ndrek Gjini 4.000 USD
Bardha Loci 3.000 USD
Dhurues nën 100 mijë lekë në total 4.020.000 lekë
Totali 26.760.000 lekë
Dhurues në rrethe
Agron Haxhiraj 1.000.000 lekë
Sulo Shehu 1.000.000 lekë
Kreshnik Çipi 1.000.000 lekë
Ardian Kollozi 1.000.000 lekë
Lefter Llanaj 300.000 lekë
Genci Mustafaraj 150.000 lekë
Paulin Sterkaj 150.000 lekkë
Gjok Uldedaj 150.000 lekë
Gëzim Dibra 150.000 lekë
Aredin Behari 125.000 lekë
Marin Suli 191.000 lekë
Rami Isufi 125.000 lekë