E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS, borxhe për telefona e tullumbace

 

BLEDAR HOTI

Lumi i parave të derdhura në fushatën elektorale të 28 qershorit, më e shtrenjta ndër vite është shoqëruar me futjen në borxh të dy partive të mëdha PD dhe PS. Në raportet e auditit janë konfirmuar se demokratët dhe socialistët kanë hyrë në borxhe ndaj kompanive të njohura duke mos shlyer detyrimet e tyre. Demokratët kanë 8.2 milionë lekë shpenzime të papaguara. Socialistët nga ana e tyre kanë detyrime të papaguara gjithsej 8.139.430 lekë. Të dy subjektet së bashku kanë shpenzuar rreth 16.200.000 lekë të reja. Në bazë të raportit të auditit, socialistët nuk kanë paguar faturën e muajit qershorit të Albtelekomit në një vlerë që shkon në 2.545.254 lekë. Ndërsa i ka mbetur borxh firmave të ndryshme të reklamave si Market&Distribution, Metro sh.a, Advertising dhe Platea sha, Tiranë. Sipas raportit, shpenzimet për reklama zënë vendin kryesor, në total ato janë 67 milionë lekë, ose 63% të fondit të fushatës zgjedhore. Demokratët kanë pa paguar zyrat e marra me qira, si dhe tatimet mbi të ardhura që kapin shifrat e 180 mijë lekëve. Ndërsa ka pa paguar 240 mijë lekë për hotel “Sheraton”-in dhe 1.5 milion për “Hotel Tirana”. PD ka shlyer detyrimet për blerjen e tullumbaceve në vlerën e 570 mijë lekë lekëve dhe për postera në vlerën e 5.5 milionë lekëve. Demokratët kanë shpenzuar 1.8 milionë lekë për koncertet në rrethe për pagimin e këngëtarëve, ndërsa flamujt e saj i ka prodhuar në Kinë dhe i kanë kushtuar 5.8 milionë lekë, ku vetëm zhdoganimi ka kapur shifrën e 1,85 milionë lekëve. PD ka shpenzuar 1 milionë lekë vetëm për SMS telefonike të shpërndara gjatë fushatës elektorale. Për spotet publicitare demokratët kanë shpenzuar 28,6 milionë lekë të reja. Për disqet (CD)këngën e fushatës “Shqipëria po Ndryshon” ka shpenzuar 100 mijë lekë dhe 42 milionë lekë për spote televizive. Edi Rama për këngën e tij të fushatës elektorale, “Çohu” vetëm për prodhimin e shpërndarjen e 3 mijë CD-ve ka shpenzuar 360 mijë lekë. Ndërsa pagesën e këngëtarëve ka shpenzuar 300 mijë lekë. Një shpenzim i konsiderueshëm për dy partitë politike janë edhe ato për konsulencat e huaja të marra gjatë fushatës elektorale. PS për firmën konsulente  amerikane Arthur J. Finkelstieng Associates Inc. S.A ka shpenzuar 7.960.900 lekë, ose 83 mijë USD. Ndërsa demokratët për shoqërinë konsulente irlandezo-amerikane Q4, Public Relations and Penn, Schoen and Berland Associates ka paguar 340 mijë euro, ose 44.882. 548 lekë. Vetëm 34 degët dhe grupseksionet e PD-së, sipas raportit kanë shpenzuar gjithsej 54.15 milionë lekë.

shpenzimet e partive

Shpenzimet e PS

Financim nga buxheti i shtetit                 13.693.204 lekë
Sponsorizim  me anë të llog. Bankare             5.078.136 lekë
Sponsorizim me anë të arkës                 100.000 lekë
Sponsporizim materiale publicitare             512.000 lekë
Sponsorizim karburant                     1.165.000 lekë
Fondet e veta                         73.059.100 lekë
Kancelari                         1.723.598 lekë
Reklama Televizive                     65.242. 261 lekë
Reklama Radio                         1.814.515 lekë
Flamuj                             732.000 lekë
Fondi, bluza, ndriçim                     732.000 lekë
Karburant                         1.165.000 lekë
Shpenzimet telefonike                     2.545.254 lekë
Firma konsulente                     7.960.000 lekë
CD të fushatës                         360.000 lekë
Pagesa e këngëtarëve                     300.000 lekë
Shpenzime të pa paguara                 8.139. 430 lekë

Shpenzimet e PD

Këngëtarët                         1.800.000 lekë
Koncerte                         3.241,860 lekë
Karburante                         1.844.200 lekë
Flamuj                             5.802.790 lekë
Zhdoganime flamurësh                     1.8452.153
Kompania konsulente                      44.882.548 lekë
SMS telefonike                         1.000.000 lekë
Shpenzime telefonike                     6.156.772 lekë
CD e këngës së fushatës                     100.080
Fishekzjarre                         942.000 lekë
Kancelari                         2.600.000 lekë
Postera                             5.500.000 lekë
Spote televizive                         1.757.127 lekë
Hapësira publicitare                      28.595.160 lekë
Kokteje të ndryshme                     6.000.000 lekë
Udhëtime e dieta                     4.200.000 lekë
Shpenzime të pa paguara                 8.200.000 lekë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›