E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enciklopedia e jetës në internet, shumëllojshmëria e specieve

Magazina globale e farërave, “The Global Seed Vault”, u hap më 26 shkurt 2008 pranë Polit të Veriut dhe krahas me këtë filloi edhe një projekt interneti që synon nxitjen e biodiversitetit. Kjo magazinë ndodhet në arkipelagun norvegjez të Svalbardit, një zonë e thellë, ndërsa synimi i ndërtimit të saj është mbrojtja e miliona farërave nga ndryshimet klimatike dhe fatkeqësi të tjera. Faqja kompjuterike “Enciklopedia e jetës” mjafton të klikohet dhe ajo të siguron të gjithë informacionin mbi objektet e gjalla. Gjithçka ka të bëjë me biodiversitetin, me mbrojtjen e numrit të madh të bimëve dhe kafshëve të botës, për shumë vite më pas. Ja si shprehet ambientalisti i Universitetit të Harvardit, Wilson: “Biodiversiteti është një fjalë e përhapur me shpejtësi në botë, që nga koha kur filloi përdorimi i saj në vitin 1988 dhe është shkurtimi i termit ‘Diveristeti biologjik’. Ajo përfshin të gjitha speciet e ndryshme të bimëve dhe kafshëve dhe mikroorganizmave në botë, biosferën apo krijimin e tyre”. Wilson është zëdhënësi i Enciklopedisë së Jetës. Projekti në internet prej 12,5 milionë dollarësh u publikua më 26 shkurt, duke zbuluar 30 mijë faqe me informacione që i kushtohen formave të jetës në Tokë. Adresa kompjuterike www.EOL.org u bllokua përkohësisht, kur më tepër se 11 milionë njerëz u përpoqën të hynin në të që në orët e para. Planifikuesit thonë se kjo faqe eventualisht do të përmbajë informacione lidhur me të gjitha speciet e njohura të jetës. Synimi i “Magazinës Globale të Farërave” pranë Polit të Veriut është për t’u siguruar mbijetesën specieve njerëzore. Kjo magazinë shërben si rezervë për 1 mijë e 400 farërat e të gjithë botës. “Kjo është si një bibliotekë për bujqësinë, në një farë kuptimi, një bibliotekë për jetën, ku kemi të gjitha informacionet për shumëllojshmërinë, për trashëgiminë e bimëve”, - pohon Cary Fowler, organizatori i këtij projekti. Ai ka qenë fermer dhe tani është president i organizatës jofitimprurëse “Global Crop Diversity Trust”. Tani ai drejton “Global Seed Vault” të Svalbaldit. Fowler thotë se magazinimi i farërave është i nevojshëm për ruajtjen e farërave nga ngrohja gloale. Mbi 100 vende të botës kanë kontribuar me miliona farëra për këtë objekt të sigurt.

18 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›