Ende e pazbardhur vrasja
Biznesmeni Genci Abazi
Gati një vit pas vrasjes së biznesmenit Genci Abazi, Policia e Vlorës nuk e ka zbardhur ende ngjarjen. Abazi pasi u ekzekutua me armë, u dogj në fshatin Darëzesë të Rrethit të Fierit. Trupi i dekompozuar u gjet në datën 29 gusht të vitit 2009, ndërkohë që biznesmeni ishte shpallur i zhdukur nga i vëllai disa ditë më parë. Por ndonëse kanë kaluar 11 muaj nga vrasja e Genci Abazit, strukturat përgjegjëse nuk i kanë gjetur autorët e krimit. Ky nuk është rasti i vetëm i pazbardhur nga Policia e Vlorës, e cila nuk ka ende asnjë përparim në hetimin e atentatit ndaj shtetasit Klodian Haxhiraj, i cili u plagos rëndë me 20 plumba dhe më pas autorët dogjën makinën.
#