E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Të hapur të pranojmë përvojën e OSBE-së

Legjislacioni për median

Zv.kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me përfaqësuesen e OSBE-së për lirinë e shtypit, Dunja Mijatovic. Sipas njoftimeve të Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Jashtme, gjatë takimit Meta ka shprehur vullnetin për të përfituar dhe mirëpritur kontributin e OSBE-së në procesin e përmirësimit të legjislacionit shqiptar në fushën e medias, që mbetet ende në rrugën e përafrimit me standardet e Bashkimit Europian. Nga ana e saj, Mijatovic nënvizoi bashkëpunimin shumë të mirë që ka pasur me institucionet shqiptare dhe aktorët e ndryshëm të medias në vend, si dhe u angazhua se institucioni që ajo përfaqëson do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet shqiptare për rritjen e standardeve të shtypit të lirë në Shqipëri. Ky takim vjen në një kohë kur raportet mes medias dhe përfaqësuesve të pushtetit apo politikës kanë regjistruar incidente që pasqyrojnë një mendësi presioni ndaj fjalës së lirë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›