E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende në kërkim, vrau kushëririn

• HAS – Policia e Hasit po vazhdon kërkimet për Xhevit Morinën, 48 vjeç, i cilësuar si personi që qëlloi për vdekje me automatik kushëririn 17-vjeçar, Besimin.Mësohet se në komisariatin e policisë janë shoqëruar i vëllai dhe i ati i autorit, Zaim dhe Azem Morina, të akuzuar si pjesëmarrës në vrasje, por gjatë kontrollit në banesën e tyre nuk u gjet arma e krimit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, në fshatin Pus i Thatë, kur pas një grindjeje mes tyre 48-vjeçari ekzekutoi adoleshentin. Në ato momente, një patrullë policie ka qenë afër vendit të ngjarjes në fshat, pasi viktima dhe vrasësi kishin bërë disa orë më parë një sherr për prerjen e 3 m3 dru, por krimi nuk është shmangur dot. Banorët e fshatit Pus i Thatë, një fshat i thellë në Has, që ka ngelur me 5 shtëpi nga lëvizjet e detyruara të banorëve, kanë përjetuar rëndë ngjarjen pasi ata janë kushërinj mes tyre.         j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›