E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëndrimet e Llukës, tërhiqet Xhemajl Rexha nga AGPK

Qëndrimet publike dhe veprimet e kryetares së Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovë Liridona Lluka, kanë bërë që anëtari i Bordit, gazetari Xhemajl Rexha të dorëhiqet nga ky bord. Këtë arsye ka dhënë në rrjetin social Facebook.

“Anëtar në dorëheqje i AGPK-së. Është turpëruese në atë çka është shndërruar për një kohë të shkurtër kjo organizatë që për detyrë primare e ka mbrojtjen dhe promovimin e punës së lirë të gazetarëve. Kryetarja aktuale ka treguar se është në shërbim të plotë të politikës dhe pushtetit me qëndrimet dhe veprimet e saj publike, dhe madje edhe me sulmet që ua ka bërë disa mediave. Në këto rrethana, nuk ka asnjë mundësi që unë të vazhdoj të jem pjesë e këtij Bordi. Dorëheqjen në mbledhjen e parë të afërt do t’ua prezantoj atyre që më kanë zgjedhur – Kuvendit të Anëtarve. Do të ishte mirë që aty të shkarkohej i gjithë Bordi, me kryetaren në krye, dhe të zgjidhen njerëz që e kanë prioritet gazetarin, jo politikën dhe politikanët”, ka shkruar Rexha.

Indeksonline kishte shkruar lidhur me qëndrimetj pro qeveritare të Llukës të shprehura publikisht në rrjetin social twitter.

Një veprim tjetër i Llukës, i kritikuar nga gazetarët, kishte qenë organizimi për shënimin e ditës së lirisë së shtypit, në hotelin e zv/kryeministrit Behgjet Pacolli./Indeksonline.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›