Ende pa çmim toka bujqësore
24/01/2005 Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, nuk ka arritur që të japë një vendim përfundimtar mbi vlerësimin e çmimit të tokës bujqësore. Burimet kanë bërë të ditur, se shkaku i diskutimeve, është bërë kriteri i vendosjes së çmimit sipas fitimit neto, që ka fermeri prej tokës. Në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë, mësohet se është pranuar fakti që, një fermer nuk mbjell në pronën e tij vetëm misër apo grurë, por përpiqet që të kultivojë ato kultura që shiten më shumë në treg. Ndaj është kërkuar që ekspertët, në metodikën e tyre, të bazohen në nevojat që ka tregu, pasi dhe vetë fermeri, e përshtat pronën e tij sipas të drejtës së fitimit më të madh. Burimet thanë se, pas një diskutimi në terma konkretë, është rënë dakort që metodika përllogaritëse të bazohet sipas llogjikës së mësipërme. Ndërsa mbledhja e ardhshme, për të përfunduar kriteret e vlerësimit të tokës bujqësore, pritet të mblidhet pas dy ditësh. Kjo, nuk do të thotë që Komiteti i Pronave do ta përfundojë këtu diskutimin për metodikën e vlerësimit të çmimeve të tokës në procesin e kthimit dhe kompensimit, pasi çështjet pritet të vijojnë deri në fund të muajit, për të kaluar më pas për miratim në Parlamentin e Shqipërisë.
Vlerësimi
Sipas metodikës së parashtruar për diskutime në Komitetin Shtetëror të Pronave, "me llogaritjen e fitimit vjetor të tokës dhe mbi këtë bazë mund të llogarisim çmimin e tokës, sipas mënyrës së kapitalizimit të fitimit. Për të gjetur fitimin, është e domosdoshme që të gjejmë së pari rendimentin, koston për realizimin e tij, të ardhurat që merren nga prodhimi për njësi sipërfaqeje dhe pastaj kapitalizimin". Për të përcaktuar fitimin që ka fermeri prej pronës së tij, do të përdoret vjetari statistikor i botuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, sipas rretheve. "Kështu për 10 vitet e fundit merren strukturat e mbjelljeve dhe në këto zgjidhen tre vjet në vijimësi. Për përcaktimin e strukturës, do të merren në konsideratë kulturat bujqësore që zënë deri në 0.5 përqind të sipërfaqes. Kulturat që zënë më pak, nuk do të merren në konsideratë", thuhet në metodikë. Por në këtë rast, është kërkuar që ekspertët të paraqesin të dhëna për kulturat e mbjellura që shiten më shumë në treg. Kjo do të sjellë dhe ndryshimin e çmimit.
Diskutimi
Me vendimin e marrë, ekspertët shprehen se çmimi i tokës, në procesin e zbatimit të ligjit do të jetë më afër tregut real. Kjo për vetë faktin se një fermer, do të tentojë të shfrytëzojë pronën e tij në mënyrën më fitimprurëse të mundshme. Duke marrë si bazë fitimin, vlera e tokës për njësi sipërfaqeje do të rritet, pasi dhe fitimi që llogaritet në të, është më i madh. Kjo cilësohet e pranueshme nga ekspertët, pasi nuk kemi as ekzagjerim të çmimeve dhe as një ulje të vlerës reale.
Komiteti arrin të miratojë çmimin e trojeve dhe tokave turistike
Komiteti i Pronave, ka arritur t'i japë zgjidhje metodikës së vlerësimit të tokave truall dhe tokave turistike. Burimet kanë bërë të ditur se, të pestë anëtarët e Komitetit janë në të njëjtën mendje, mbi mënyrën se si do të vlerësohen çmimet në këto zona. Sipas këtij vendimi, tokat truall në zonën turistike, do të kenë një çmim reference si trojet në zona të tjera, por që do t'i shtohet koeficienti i vendndodhjes, i urbanizimit, etj. Në koeficientin e zonës do të kemi 2 grupe ndarjesh. Tokat që janë në largësi deri në 300 m nga vija e ujit në detin Adriatik, tokat që janë deri në 200 m nga vija e ujit në detin Jon dhe 200 m nga vija e ujit në liqene. Në rajonin e dytë kemi një ndarje të çmimeve me tokat mbi 300 m nga vija e ujit në Adriatik, 200 m mbi vijën e ujit në Jon dhe mbi 200 m nga vija e ujit në liqene. Ekspertët e kanë konsideruar këtë një ndarje të domosdoshme, pasi çmimet në zonat preferenciale, lëvizin brenda hapësirave të caktuara. Nga ana tjetër, për zonat troje që do të përdoren për ndërtime publike, është menduar që çmimi të bazohet në tregun e shitblerjeve që regjistrohen në agjensitë private. Trualli që do të ketë çmimin më të shtrenjtë, do të jetë ku vlerësohet se do lejohen ndërtimet me më shumë kate. Maksimumi i ndërtimeve të lejueshme është parashikuar deri në 10 kate. Por ekspertët mund të parashikojnë ndërtime dhe mbi këtë hapësirë, sipas qëndrueshmërisë së tokës.