Horror ne koken e poetit
23/01/2005
“Horrori” nwn kokwn e poetit
Në një bisedë me poetin Alket Çani, një qytetar francez, goxha i informuar për letërsinë e vendit të vet, kur mësoi se bashkëbiseduesi i tij po përkthente Henri Michaux-në (Mishonë), shprehu habi: “Michaux-ja nuk është i njohur as në Francë,” – i tha. Francezi kishte të drejtë, Michaux-ja ka nja njëzet vjet që nuk ka shumë mundësi të përmendet, sepse, botimet e herëpashershme që e bëjnë një autor të sinjalizojë prezencën e vet, ngaqë, 20 vjet para se të vinte në shqip (nga shtëpia botuese “Odeon”), në 1984, ai u largua nga jeta: me të gjitha nderimet e një poeti të njohur.
Penës së Michaux-së, Borgesi, në një kohë që ai nuk ishte Borgesi që njohim sot, sepse, në 1936 themelet e realizmit magjik, tregimet e “Aleph-it”, qenë ende në dorëshkrime, por, prapëseprapë, ai prezantoi në Amerikën Latine një autor i cili, megjithëse tashmë e kishte shijuar suksesin e botimit, se kishte marrë ende bekimin e elitës franceze të letrave, fama e tij nisi në 1941-in, me shkrimin “Të zbulojmë Henri Michaux-në” e Andre Gide-it.
Me sa kam shkruar më sipër, nëpërmjet referencave të ndryshme, edhe ata që se kanë dëgjuar fare Mishaux-në, e kuptojnë që bëhet fjalë për një njeri të letrave, por çfarë është ai në të vërtetë: poet, tregimtar, romancier, kritik, apo çfarë? Kjo është një pyetje e vështirë për t’ju përgjigjur, sepse është e vështrirë t’i përkufizosh shkrimet e tij të cilat së jashtmi duken proza të shkurtra, skica ndoshta, por edhe me elmentët e poezisë, edhe për t’i quajtur proza poetike do të ngurroja. Ata që kanë lexuar së fundmi prozatortin rus Harms, apo ca nga prozat e shkurtra, ato më të shkurtrat, të Kafkës, mund të kenë një ide të përafërt përse bëhet fjalë. Në fakt, në shkrime dhe biografira të gjithë e konsiderojnë poet, por për mua ky është një term i diskutueshëm: ca nga krijimet e përmbledhjes në shqip, titulluar “Një kokë del nga muri”, janë tregime të shkurtra safi. E ndoshta vet autori e ka përkufizuar më mirë veten, kur thotë, “unë shkruaj atë që më ndodh në kokë”.
E meqë ai ka qenë edhe piktor, ndoshta fjalori i pikturës mund ta shpjegojë më saktë stilin e prozës së tij: tablo me penelata të shpejta, pa iu rikthyer më për të lëmuar gjë. Një emocion apo imazh po aq i palatuar sa mund të jetë edhe në kokë.
Udhëtimet e Plym-it, njeriut të nënshtruar që i ndodhin gjithfarë gjërash, janë, në mos pjesa më e bukur, të paktën ajo që të mbetet në mendje më shpejt se pjesa e tjetër e librit, dhe kjo ka të bëjë me vetë situatat e çuditshme dhe jokonvencinale në të cilat është “i detyruar” të gjendet personazhi. Plym-i, një njeri i nënshtruar, është i pafuqishëm të reagojë, ose, ka mënyrën e vet origjinale të reagimit: “më vonë këto do të shërbejnë si kujtime të famshme udhëtimi.” Dhe në fakt, edhe autori ka qenë një udhëtar i zellshëm, jo vetëm gjeografikisht, por edhe duke kaluar nga profesioni në profesion (marinar, shpërdarës mallrash, piktor, redaktor, etj) apo nga një drogë në tjetrën, prej të cilave hoqi dorë se, siç thoshte vetë, nuk kishte “talent për t’u bërë drogaxhi”.
Çelo Hoxha