Aderhold: Durrës- Kukës, arterie e rëndësishme në ballkan
05/06/2009 Kongresi Amerikan shpreh besimin për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri
Eliot Engel i bindur se me karta po paisen të gjithë shqiptarët
Komiteti i Helsinkit në Kongresin Amerikan organizoi dje një bisedë mbi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare 2009 me temë “Zgjedhjet në Shqipëri dhe sfida e tranzicionit demokratik”. Paneli drejtohej nga kryetari i këtij komiteti, Kongresmeni Alcee Hasting, dhe të ftuar për të folur rreth zgjedhjeve parlamentare 2009 ishin: Kongresmeni demokrat Eliot Engel, Kongresmeni Robert Aderhold, Drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, Drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore i NDI Robert Benjamin, si dhe Drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Jugore i Institutit Shoqëria e Hapur, Jonas Rolett. Në fjalën e tij hyrëse, Kongresmeni Hasting, tha se, mbajtja e kësaj bisede kishte rëndësi të madhe për zgjedhjet parlamentare 2009 sepse ato janë një test i rëndësishëm për demokracinë shqiptare dhe se është në objektivin e punës së këtij komisioni të pasqyrojë dhe të debatojë rreth evenimenteve të tilla politike. Kongresmeni Eliot Engel, u bëri një ekspoze të pranishmeve mbi ndryshimet e mëdha që ka pësuar Shqipëria gjatë mandatit të kryeministrit Berisha. Unë kam qenë disa herë në Shqipëri, tha z. Engel, por ndryshimet gjatë vizitës së fundit ishin të mahnitshme. Pashë rrugën Durrës-Kukës, këtë vepër gjigande të qeverisë Berisha dhe mbeta i mahnitur, për madhështinë e saj. Më pas ai u ndal në punën që po bëhej nga qeveria Shqiptare për procesin zgjedhor, reformën bipartizane, konsensusin e gjerë për të arritur në këtë reformë dhe, së fundi, për çështjen e pajisjes së shtetasve shqiptarë me letërnjoftime. Kongresmeni Engel u ndal në detaje tek procesi i aplikimit për letërnjoftimet elektronike dhe shprehu besimin dhe bindjen se shtetasit shqiptarë të cilët duan të votojnë, kanë tashmë në duar letërnjoftimet e tyre dhe, të gjithë shtetasit që duan të aplikojnë, do ta kenë mundësinë ta kenë këtë dokument brenda datës së zgjedhjeve. Në përfundim, z. Engel u shpreh shumë pozitivisht për të ardhmen e Shqipërisë, sfidat e saj integruese dhe vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria si një bazë e sigurt për një integrim të shpejtë evropian. Ndërsa kongresmeni Robert Aderhold, i cili u bëri me dije të ftuarve përshtypjet e tij mahnitëse nga vizita në Shqipëri. Z. Aderhold vlerësoi reformat politike, ekonomike dhe sociale të Kryeministrit Berisha dhe u shpreh i bindur për suksesin e tyre. Po ashtu, z. Aderhold vlerësoi rrugën Durrës – Kukës si një arterie për zhvillimin e rajonit të Ballkanit. Ai u shpreh se, me reformat e ndërmarra, rruga drejt së ardhmes është e sigurt. Lidhur me procesin zgjedhor, Kongresmeni Aderhold u shpreh i bindur në përpjekjet e qeverisë për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme..
Zhivillimet në Shqipëri
Përfaqësuesi i NDI, Robert Benjamín dhe ai i Open Society Institute, Jonas Rolett u ndalën kryesisht në çështjet që lidheshin me zhvillimin e shoqërisë civile, median, etj. Ata u ndalën në suksesin e programeve të tyre në Shqipëri lidhur me shoqërinë civile. Për sa i përket zgjedhjeve parlamentare 2009, ata vlerësuan rëndësinë e tyre për stadin demokratik të Shqipërisë dhe si një bazë solide në rrugën e proceseve integruese.
Vend i NATO-s
Të ftuarit në panel vlerësuan zgjedhjet parlamentare dhe mbi të gjitha rolin e qytetarëve shqiptarë në këto zgjedhje, si një element të rëndësishëm për të treguar standarde demokratike të një vendi anëtar të NATO-s. Ndërsa është vlerësuar procesin e pajisjes së shtetasve me letërnjoftim dhe shprehet besimin se të gjithë shtetasit që duan të ushtrojnë të drejtën e votës do të jenë të lirë të bëjnë diçka të tillë