E Shtunë, 31 Tetor 2026

RENEA, “prova” për kapjen e terrorisëtëve

Autori i Lajmit: red.
Forcat RENEA kanë finalizuar stërvitjen në Vlorë në një operacion te improvizuar, synimi i të cilit ishte lirimi i një prej trageteve nga forca terroriste. Në operacion janë mobilizuar mbi 80 forca në bashkëpunim me policinë franceze. Të pranishëm në Vlorë kanë qenë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prenci, përfaqësues të Ambasadës Franceze, prefekti i qarkut si dhe drejtues të forcave kufitare. Përfaqësuesit e ambasadës franceze, pjesë e bashkëpunimit në këtë operacion,kanë vlerësuar performimin e forcave shqiptare, duke u shprehur të hapur për bashkëpunime të tjera. Gjatë operacionit forcat RENEA, në një situatë simuluese kanë nxjerrë në pak minuta një grup terrorist, të cilët janë shoqëruar nga mjetet drejt ambjenteve të portit.
Ky lajm është publikuar: 18/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›