Strela 2M, fillimet e trafikut në vitin ‘92

25/02/2005 Prokurorët malazezë vënë në dispozicion të Krimeve të Rënda dosjen e raketave
Prokurorë malazezë, të cilët hetojnë mbi burimin e raketave Strela 2M, të cilat u kapën në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, pranë qytezës së Vorës, kanë mbërritur dje në Tiranë. Ata kanë patur takime me zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe prokurorët po hetojnë këtë çështje të trafikut të armëve për pjesën shqiptare. Lajmi për mbërritjen e prokurorëve malazezë, bëhet i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë se ka pasur një shkëmbim të suksesshëm informacioni mes palëve për këtë çështje.
Konkluzioni
Në sajë të njohjes së të dyja palëve me dosjet përkatëse, mësohet të jenë forcuar faktet për dyshimet e ngritura, se ky rrjet kishte një aktivitet të hershëm të trafikimit ndërkombëtar të armëve, që mendohet ta ketë fillimin që prej vitit 1992. Burimet thonë se, prokurorët malazezë kanë vënë dje në dispozicion të hetuesve të Krimeve të Rënda dosjen hetimore për trafikun e raketave dhe të gjitha informacionet që ata dispononin për këtë rrjet. Mësohet se janë nën hetim dy malazezë, të cilët dyshohen nga Prokuroria e këtij vendi se kanë shitur tri raketat “Strela 2M”. Mësohet se ata kanë qenë të punësuar në institucione shtetërore, ku edhe kanë mundur të sigurojnë tri raketat. Por nuk kanë qenë në rangun e zyrtarëve të institucioneve. Ndërsa, hetuesit e Krimeve të Rënda, nga ana e tyre, mësohet të kenë njohur homologët me provat dhe informacionet që disponojnë kundër katër të arrestuarve dhe të dyshuarve si organizatorë të rrjetit. Gjithashtu, prokurorët malazezë dhe ata shqiptarë kanë shkëmbyer informacion edhe për çështje të tjera hetimore, lidhur me trafikun e armëve.
Rrjeti
Nga hetimet e deritanishme dypalëshe, mes Prokurorisë së Malit të Zi dhe asaj shqiptare, është konkluduar se katër të arrestuarit janë vetëm transportues të armëve. Ilmi Isufi, Sokol Mujaj, Armir Troshani dhe Mentor Cani, të gjithë banues në rrethin e Shkodrës, akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik ndërkombëtar të armëve të lehta. Nga burime pranë organit qendror të akuzës, mësohet se është konkluduar në një grup të përbashkët malazezo-shqiptar të trafikimit të armëve. Mësohet se gjithçka deri tanimë bazohet në informacione të marra në rrugë operative, kryesisht nga SHISH. Kjo, pasi katër të arrestuarit rezulton të jenë rekrutuar në rrjet si transportues vetëm njëherë, me qëllim që, nëse kapeshin nga policia, të mos kishin dijeni mbi aktivitetin e mëparshëm të rrjetit. Sipas informacioneve operative, ky grup i trafikimit të armëve mendohet se funksionon që prej vitit 1992. Dyshohet se organizatorët e këtij rrjeti e kanë bazën e tyre në rrethin e Shkodrës, ku prej vitesh sigurojnë armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshme, të cilat i sigurojnë në Mal të Zi. Gjithashtu dyshohet që të jenë shqiptarët, ata, të cilët sigurojnë tregun e armëve, të cilat blihen dhe shiten me shuma të parapërcaktuara. Burimet thonë se armët e trafikuara më parë nga ky rrjet kanë pasur destinacion vende të tjera, kryesisht dyshohet për në ato të Lindjes. Por, ende Prokuroria nuk ka arritur të zbulojë se kush janë organizatorët e këtij rrjeti, përfundojnë burimet.
Dëshmitë e dy shkodranëve, të vlefshme
Të hënën e kësaj jave, Prokuroria e Krimeve të Rënda mori në pyetje dy qytetarë shkodranë, që mendohej se kishin dijeni mbi trafikun e tri raketave “Strela 2M”. Prokuroria vendosi marrjen e tyre në pyetje, pasi nga verifikimet që u ishin kryer katër të pandehurve, rezultonte se dy të rinjtë shkodranë kishin pasur kontakt me ta gjatë tratativave që ishin kryer për transportimin e raketave “Strela 2M”. Sipas Prokurorisë, gjatë kësaj kohe ata kishin pasur disa thirrje telefonike me të pandehurit, por që rezultonin të mos ishin të shpeshta. Në këto rrethana, ata u pyetën për lidhjet që kishin me të arrestuarit, ku dy të rinjtë mësohet të kenë pohuar se njihnin disa prej të arrestuarve. Prokuroria bën të ditur se, dëshmia e dy të rinjve, lidhur me dijeninë që ata kishin mbi trafikun, ka ndihmuar në ecurinë e çështjes, por nuk bëjnë të ditur informacionet e marra, për arsye të sekretit hetimore.
KRONOLOGJIA
•Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar arrestohen shkodranët Ilmi Isufi, Sokol Mujaj, Armir Troshani dhe Mentor Cani, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve të lehta
•Tri ditë më vonë gjykata vendos masën e sigurisë burg pa afat për katër të pandehurit
•Dy javë më vonë, Prokuroria e Malit të Zi dërgon informacione rreth hetimit. Dy malazesë nën hetim si shitës të raketave
•Hetimi shtrihet në kohë të mëparshme. Asnjë emër konkret i dyshuar si organizator i rrjetit
•21 shkurt 2004; pyeten persona të dyshuar për dijenitë e tyre mbi trafikun. Rezulton të jenë të paimplikuar dhe të mos dinë asgjë rreth këtij rrjeti
•24 shkurt 2004; prokurorët malazezë të çështjes vijnë në Tiranë, ku takojnë hetuesit e Krimeve të Rënda dhe shkëmbejnë dosjet. Trafiku disa vjeçar