Endrra presidenciale e kryeministrit
Ndonëse zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi do të zhvillohen në vitin 2012, dhe presidenti i ri sapo ka mbushur vitin e parë në postin e tij, kryeministri Vladimir Putin po hedh që tani një hije të rëndë mbi këto zgjedhje, duke u paracaktuar atyre rezultatin. E thënë më thjesht, duke paralajmëruar veten përsëri si presidenti i ardhshëm i Rusisë. Duke thirrur drejtuesit e gazetave dhe analistët politikë në daçan e tij në Novo Ogarjovo, pasi u bëri konstatimin se ata duken të veshur mirë dhe të ushqyer mirë, (duket si aluzion të sponsorizimit të tyre nga pushteti), kryeministri njoftoi se ai do të kandidojë prapë në vitin 2012, dhe u deklaroi pa shumë ceremoni se, ashtu siç nuk kishte pasur garë presidenciale më 2007-ën, kur ai caktoi Medvedevin si president, nuk do të ketë as më 2012-ën, sepse ai dhe Medvedevi do të merren vesh sepse janë “njerëz të një gjaku dhe të një vështrimi politik”. Në mënyrë të qartë ai ia preu presidentit të tanishëm çdo shpresë për një mandat të dytë, kur tha se “ne do të ulemi dhe do të marrim parasysh planet tona personale dhe partinë “Rusia e Bashkuar”, ku unë jam kryetar”. Siç bënte të ditur më 23 shtator gazeta ruse “Argumenti i fakti”, presidentit të tanishëm nuk i mbeti gjë tjetër të thotë pas deklaratave të Putinit, veçse të pohojë se “ne do të biem dakord të dy”.
Vladimir Putin ka qenë për dy mandate president i Federatës Ruse, duke konsumuar hapësirën ligjore që ofron Kushtetuta ruse për mandatin presidencial, ku përcaktohet e drejta e vetëm dy mandateve. Por ky nen demokratik i Kushtetutës bie ndesh me ambiciet pushtetare dhe obsesionin presidencial të kryeministrit.
Sepse logjika dhe filozofia politike e udhëheqësve të vendeve ish-komuniste është që, me të kapur kreun e pushtetit dhe të drejtimit të vendit, ata duhet të rrinë mbi kalin e pushtetit derisa të kenë mbaruar frymën e fundit, ose derisa perëndia të detyrohet t’i largojë nga froni. Sepse modeli i sunduesit, që ata kanë njohur dhe admirojnë, është ai që kanë përjetuar historitë politike të vendeve të tyre. Ndaj dhe kryeministri Vladimir Putin është kaq i obsesionuar nga ëndrra presidenciale, sepse ai ka idhull modelet e ish-udhëheqësve komunistë që sunduan Rusinë, si p.sh., Stalini, që sundoi nga 1924 deri me 1953 apo Leonid Brezhnjevi, që drejtoi Bashkimin Sovjetik nga 1964 deri në vitin 1982, kur perëndia vendosi se e kishin mbushur kupën e të ndenjurit në këtë planet. Drejtori i Institutit të Moskës për Zhvillimin Bashkëkohor, Igor Jurgens deklaroi se deklaratat e kryeministrit Vladimir Putin se ai ka qëllim të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2012, tregojnë se ai rrezikon të bëhet një Brezhnjev i ri. “Kulti i individit është në genet tona”, - nënvizoi me keqardhje studiuesi. Gabimi i vetëm i studiuesit është se vesin e kultit të individit e shtrin si një karakteristikë kombëtare, në një kohë që kulti i individit është një karakteristikë e regjimeve politike jodemokratike, siç janë regjimet komuniste dhe pasuesit e tyre.
Në të vërtetë kryeministri e ka organizuar planin e tij të rimarrjes së kolltukut presidencial, që në kohën kur ishte ende president dhe po i skadonte afati i mandatit të tij të dytë presidencial. Si hap të parë, ai ndërmori ndryshimin e Kushtetutës dhe rritjen e afatit të mandatit të ardhshëm presidencial nga katër në gjashtë vjet. Ky ndryshim hyn në fuqi më 2012-ën. Kjo i krijon atij mundësinë që, në një rimarrje të postit presidencial të qëndrojë edhe 12 vjet të tjera në pushtet, pra deri në vitin 2024.
Hapi i dytë ishte interpretimi ligjor zyrtar se nuk ka pengesë në Kushtetutë që ai të mos rizgjidhet përsëri, duke ndjekur taktikën e një ndërprerjeje dhe një transformimi pushtetor prej katër vjetësh si kryeministër. Dhe meqë udhëheqësit e vendeve ish-komuniste e kanë si ves, që e marrin pushtetin me vete në çdo post ku shkojnë, edhe Vladimir Putini e mori pushtetin nga posti i presidentit në atë të kryeministrit dhe ai vazhdon të jetë njeriu numër 1 në Rusi. Kështu që, me interpretimet elastike allakomuniste të ligjeve dhe të Kushtetutës, ai e ka fushën të lirë të rizgjidhet, sepse gjoja Kushtetuta përcakton jo më shumë se dy mandate radhazi. Po të ndjekësh logjikën e këtij interpretimi putinist të Kushtetutës, kryeministri mund të bëjë një pushim tjetër kryeministror pas 2024-ës, dhe të rizgjidhet përsëri edhe 12 vjet të tjera. Në këtë mënyrë ai mund të thyejë edhe rekordin e Stalinit në mbajtjen e pushtetit dhe mund të bëhet kështu mishërimi i një personazhi të përrallave të vjetra ruse, i cili nuk vdiste kurrë, Kashej i pavdekshëm.
Hapi i tretë është që t’i shndërrojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në një lojë pokeri në tavolinë dhe jo si një proces elektoral demokratik, ku është vota e popullit që vendos. Vladimir Putin deklaroi se zgjedhja e presidentit do të vendoset nga tandemi Medvedev-Putin, njëlloj si më 2007-ën, që do të thotë se ashtu si ai caktoi Medvedevin nga kryeministër në president, ashtu dhe më 2012-ën ai do të rizgjidhet me një vendim tavoline, që do ta kalojë nga kryeministër në president.
Plani presidencial i kryeministrit injoron organizimin dhe karakterin demokratik të proceseve elektorale, sepse injoron vullnetin e popullit. Populli rus do të zgjedhë në vitin 2012 si president, atë që do t’u caktojë dyshja Putin-Medvedev, dhe jo atë që mendon e dëshiron elektorati. Zgjedhjet presidenciale ruse rikthehen në një formalitet, njëlloj si zgjedhjet e kohës së regjimit komunist, kur partia caktonte dhe populli bënte ritualin e votimeve. Këtë situatë të hidhur duket parandien ish-udhëheqësi historik i Rusisë, Mihail Gorbaçov, kur e kritikoi ashpër më 21 shtator qëndrimin dhe ambicien e kryeministrit Putin për t’u rizgjedhur më 2012-ën, duke deklaruar se presidenti duhet të caktohet nga votuesit. Gorbaçovi e cilësoi partinë “Rusia e Bashkuar”, partia në pushtet, me kryetar Vladimir Putinin, “një kopje e keqe e Partisë Komuniste”. Kjo parti ka dy të tretat e vendeve në Dumën Ruse, dhe Putini mund ta ndryshojë Kushtetutën si të dojë dhe sa herë të dojë.
Paralajmërimi i një rizgjedhjeje të kryeministrit në postin presidencial është një komprometim i standardeve dhe i situatës së demokracisë në Rusi. Ai është një ogur i keq i rikthimit të situatave dhe të drejtimit si në kohën e regjimit komunist, kur autoritarizmi i pushtetit të njëshit ndërpritej ose nga vullneti i perëndisë me vdekjen e udhëheqësit, ose me grusht shteti.
Ajo që e bën interesant shpalljen e ambicies së kryeministrit për të rimarrë postin e presidentit, është ngutja e tij për të njoftuar qysh tani edhe popullin e vet, edhe partnerët ndërkombëtarë, se ai do të jetë monarku i Rusisë, të paktën deri në vitin 2024. Kjo do të thotë se Rusia do të ketë fizionominë e tij deri në atë vit, dhe disa qarqe diplomatike dhe analitike në Perëndim nuk duhet më të luajnë me rebuse se kush është numri 1 në Kremlin dhe kush do të jetë numri 1 në Kremlin. Në shtetet komuniste dhe ish-komuniste, emisarët ose përfaqësuesit e instrumenteve represive të diktaturës, dhe sidomos ata të lidhur me sigurimin e shtetit, kanë jo vetëm lirinë e ambicieve më të mëdha të pushtetit autoritarist, por edhe hapësirat politike e shtetërore më të mundshme të realizimit të obsesioneve të tyre pushtetore. Kjo situatë është rezultat i regjimeve të dobëta demokratike, i institucioneve formale demokratike, i pluralizmit fals partiak e politik dhe i disa segmenteve të të ashtuquajturës ‘shoqëri civile’, të cilat janë kthyer në rolin e rripit të transmisionit të udhëheqësit.
Sigurisht e ardhmja rezervon dhe mund të rezervojë shumë të papritura, qoftë edhe në Rusi, qoftë edhe në Kremlin, i cili është i njohur për metodat dhe intrigat shekullore bizantine të luftës dhe të komploteve prapa kuintave të pushtetit. Sido që të jetë, paralajmërimi i kryeministrit se ai synon të mbajë skeptrin e pushtetit edhe 15 vjet të tjera, është një fyerje për demokracinë dhe për aspiratat demokratike të popujve në ish-vendet komuniste, të cilëve u është nxirë jeta dhe sytë nga portretet e mumifikuara të udhëheqësve, që harrojnë të zbresin nga pushteti dhe madje harrojnë të vdesin.