Energji elektrike nga era, gati projekti për Gjirokastrën
• GJIROKASTER – Energji elektrike duke shfrytëzuar erën në zonën e Gjirokastrës.
Një projekt italian i financuar nga kompania shumëkombëshe “Power Energy” planifikon instalimin e kullave me gjeneratorë eolikë për prodhimin e rrymës për zonën jugore. Sipas shefit të zyrës për zhvillim në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës, Bexhet Çobani, vendosja e 43 kullave me gjeneratorë eolikë në malin Bureto, pika më të lartë e zonës juglindore të Gjirokastrës, është një zgjidhje shumë optimale për prodhimin e energjisë elektrike me anë të erës. Për Çobanin, KRRT-ja e Qarkut të Gjirokastrës ka miratuar këtë projekt ambicioz i cili do t’i vijë në ndihmë zhvillimit të zonës. Kompania ka marrë lejet përkatëse nga qeveria shqiptare dhe është në pritje për sigurimin e lejes nga Enti Rregullator i Energjisë për të filluar punën, konkretisht për ngritjen e parkut eolik të Libohovës. Parku ka marrë këtë emër, pasi ndodhet në majë të malit Bureto, në këmbët e të cilit shtrihet qyteti i Libohovës. Ky park vjen si aplikim fillestar shumëkombësh italian në fushën e transformimit të energjisë së erës, në energji elektrike. Mësohet se kostoja e ndërtimit të tij së bashku me lidhjet e tensionit të lartë me Bistricën, do të kushtojë rreth 80 milionë euro. Sipas Çobanit, zona në fjalë do të jepet me koncesion nga qeveria shqiptare për ta shfrytëzuar në një afat kohor që pritet të përcaktohet. Energjia që do të prodhohet nga parku eolik, do t’i shitet Shqipërisë me çmim të favorshëm duke krijuar një treg shitjeje të brendshëm pa mundësi eksporti. Lidhja sinkron me hidrocentralin e Bistricës, është një mundësi potenciale që energjia e prodhuar të ketë koordinim të padiskutueshëm me sistemin energjetik të Shqipërisë. Kullat që priten të instalohen do të kenë një lartësi 67 metra dhe distancë nga njëra-tjetra deri në 100 metra. “Ne mbështesim të gjitha këto iniciativa të cilat ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik me teknologji të përparuara, që nuk dëmtojnë ambientin”, është shprehur shefi i zyrës së urbanistikës, Çobani. Sipas studiuesve italianë të cilët kanë inspektuar gjendjen në malin e Buretos, zona ku pritet të ndërtohet parku eolik, është e pasur me rryma erërash të fuqishme, çka mundëson funksionimin e suksesshëm të kësaj vepre energjetike. p.n