I sëmuri mendor "sulmon" Presidencën
• I sëmuri mendor alarmon Presidencën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme, rreth orës 11:30 kur salla operative e policisë së kryeqytetit ka marrë një telefonatë nga Garda e Republikës, ku i është kërkuar të shoqërojnë një person që kishte hyrë forcërisht në Presidencë, madje duke përplasur edhe portën numër dy të hyrjes në këtë institucion. Brenda pak minutash ky person ka përfunduar në qelitë e izolimit të komisariatit numër dy të kryeqytetit, ndërsa pas marrjes në pyetje ka rezultuar të ishte person me probleme mendore. Policia e kryeqytetit pohoi dje se personi që alarmoi Gardën quhet Mevlan Fejzaj dhe është banor i qytetit të Patosit. Pak minuta para se të hynte forcërisht në Presidencë ai ka komunikuar me ushtarët e Gardës që kryenin shërbim te dera numër dy e institucionit, të cilëve u kishte thënë: “I thoni presidentit të më japë pak atë dosjen time”. Kjo kërkesë ka habitur gardistët, ndërkohë, Fejzaj ka kthyer me shpejtësi makinën e tij, tip “Benz 200” me targë FR.5462.C, drejt portës numër dy të institucionit. Si pasojë e shpejtësisë që kishte marrë mjeti ato momente ka hyrë pas thyerjes së portës deri në ambientet e jashtme të oborrit të Presidencës. Aty, ka ndaluar si pasojë e ndërhyrjes së menjëhershme të gardistëve, të cilët pas kësaj kanë njoftuar policinë për ta shoqëruar. Ndërkohë patrulla të policisë përforcuan Gardën në ruajtjen e ambienteve të jashtme të Presidencës. Ndërsa në polici një grup hetimor i ngritur enkas për këtë ngjarje ka marrë në pyetje 51-vjeçarin. E njëjta gjë është bërë edhe më të afërm dhe familjarë të tij, të cilët kanë pohuar se Fejzaj prej disa vitesh vuante nga çrregullime mendore. Sipas tyre 51-vjeçari Fejzaj, banor i qytetit të Patosit ka tre fëmijë dhe jeton në gjendje ekonomike jo të vështirë. Prej shumë vitesh ai punon si naftëtar në zonën e Marinzës. Të afërmit e tij pohuan dje se ai ka rreth katër vjet që vuan nga një gjendje e rëndë depresioni, e cila i shkakton shpërthime të herëpashershme. Por edhe pse në këtë gjendje ai nuk ka bezdisur askënd dhe nuk ka sjellë probleme te të afërmit, familjarët apo kolegët e punës. Madje të pyetur nga “Panorama”, shumë qytetarë të Patosit, fqinj dhe shokë të Mevlanit, pohuan dje se 51-vjeçari ishte i apasionuar për lojën e shahut dhe herë pas here luante me shokët në të njëjtin vend, në qendër të qytetit të Patosit. Familjarët e Mevlanit janë shokuar kur kanë dëgjuar për ngjarjen e ndodhur në hyrje të Presidencës. Ata e kanë justifikuar të afërmin e tyre, duke e quajtur veprim aksidental hyrjen e tij në Presidencë, duke përplasur portën numër dy të institucionit. “Mevlani është një nga njerëzit që e admiron punën e qeverisë dhe të presidentit të vendit, Bamir Topi. Nuk kishte se si të ndodhte kjo vepër. Jam e bindur se makina është përplasur pa dashje sepse ne nuk kishim asnjë problem me shtetin dhe nuk kemi ndjerë si të domosdoshme ndërhyrjen e njërit apo tjetrit politikan. Nuk di çfarë të them”, pohoi dje Behare Fejzaj, bashkëshortja e Mevlanit në një prononcim për “Panorama”. Më tej të afërm dhe familjarë të Mevlan Fejzajt kanë pohuar se, kanë ardhur për ta mjekuar në Tiranë këtë person. Pas kësaj policia e Tiranës pohoi se, në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë, për sqarimin e rrethanave dhe motivit në lidhje me këtë incident. fa.ma./ma.ra.
Fejzaj: Më përgjojnë, dua dosjen time
Gjatë marrjes në pyetje në polici Mevlan Fejzaj ka pohuar se përgjohej gjatë gjithë kohës, ndërsa në Presidencë kishte hyrë për të takuar kreun e shtetit, të cilit do i kërkonte sqarime duke pretenduar se për të ishte përgatitur një dosje. Pikërisht këto deklarata kanë bërë që hetuesit të dyshojnë se kanë të bëjnë me një të sëmurë mendor, gjë që e kanë pohuar pak më vonë edhe familjarët e tij.