E Diel, 1 Nëntor 2026

“Energjia, 100 milionë euro nga eksporti”



Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është shprehur për IntelliNews se të ardhurat nga eksporti i energjisë do të arrijnë 100 milionë euro në 2010-ën. Situata paraqitet pozitive, për shkak të gjendjes hidrike në vend e cila gjatë këtij viti ka qenë mjaft favorizuese. Vetëm gjatë tremujorit të parë, nga shitja e energjisë u siguruan 40 milionë euro, ndërkohë që edhe gjatë muajve prill dhe maj prodhimi në vend dhe eksporti kanë mbetur në nivele të larta. Sipas zëvendësministrit të Energjetikës edhe shitjet e brendshme arritën diku te 20 milionë euro për tremujorin e parë të këtij viti. Nga ana tjetër, 18 milionë euro u planifikuan për riparimin e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit të cilët janë burimi kryesor i energjisë në vend. Falë reshjeve dhe situatës hidrike në vend, gjatë këtyre muajve është prodhuar me kapacitete maksimale dhe në nivele rekord nga ana e KESH.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›