E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheshi “Skënderbej”, ku do ndalohet qëndrimi



Pas asfaltimit të Sheshit "Skënderbej", Bashkia e Tiranës publikon planin e ri të masave për qarkullimin e automjeteve. Faza e dytë e punimeve do të ketë ndryshime, që shtrihen në disa rrugë të tjera të kryeqytetit. "Sistemimi dhe asfaltimi provizor, por edhe sinjalizimi rrugor do të mundësojnë rritjen e shpejtësisë së lëvizjes dhe do të lehtësojnë trafikun në shesh, në kohën kur segmente të tjera të sheshit do të bllokohen për trafikun", ka bërë me dije bashkia. Sa u përket akseve rrugore, do të ndryshojë drejtimi i lëvizjes në disa rrugë. Rruga "Abdi Toptani", me një sens lëvizjeje, me drejtim nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", deri në rrugën "George W Bush" do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë, në të dy krahët e saj. Rruga "Mine Peza", me një sens lëvizjeje, me drejtim nga rruga e "Durrësit", deri në rrugën "Asim Vokshi" do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë, në të dy krahët e saj. Po kështu rruga e "Kavajës", në kryqëzimin e saj me rrugën "Kont Urani", 150 m përpara impianteve semaforikë, në të dy drejtimet do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë. Ndërkaq, Bulevardi "Bajram Curri", "Zhan D'Ark", "Muhamet Gjollesha", "Sulejman Delvina", në kryqëzimet e tyre, 150 m, përpara impianteve semaforikë, në të dy drejtimet do të jenë ndalim qëndrimi 24 orë. Po kështu është rikonceptuar edhe skema e linjave të transportit dhe stacioneve të autobusëve. Me rregullat e reja stacioni qendror i linjës së Tiranës së Re do të zhvendoset nga stacionimi i mëparshëm para "Pallatit të Kulturës", tek "15 katëshi". Stacioni i linjave të Institutit Bujqësor (Kamza) dhe Lapraka është spostuar para Muzeut Kombëtar. Ndërsa stacioni kryesor i linjës Kombinat - Kinostudio dhe Uzina "Dinamo" spostohet pas Bankës së Shqipërisë.

Ku ndalohet qëndrimi

Rruga "Abdi Toptani", me një sens lëvizjeje, me drejtim nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", deri në rrugën "George W Bush" do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë, në të dy krahët e saj.

Rruga "Mine Peza", me një sens lëvizjeje, me drejtim nga rruga e "Durrësit", deri në rrugën "Asim Vokshi" do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë, në të dy krahët e saj.

Po kështu rruga e "Kavajës", në kryqëzimin e saj me rrugën "Kont Urani", 150 m përpara impianteve semaforikë, në të dy drejtimet do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë.

Ndërkaq, Bulevardi "Bajram Curri", "Zhan D'Ark", "Muhamet Gjollesha", Sulejman Delvina", në kryqëzimet e tyre, 150 m, përpara impianteve semaforikë, në të dy drejtimet do të jenë ndalim qëndrimi 24 orë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›