E Shtunë, 31 Tetor 2026

“General Electric”, Ministria padi Spartak Poçit



Kallëzim penal me akuzën shpërdorim detyre, me një faturë dëmi 12.66 milionë dollarë. është kjo arsyeja që Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi ka paditur paraardhësin e tij, Spartak Poçi, lidhur me çështjen "General Elektric". Pranë Prokurorisë është depozituar padia që "fajëson" ish-ministrin Poçi për gjobën që shteti shqiptar duhet t'i paguajë kompanisë amerikane. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Romë, pak kohë më parë vendosi në favor të "General Electric". Sipas Olldashit, një nga provat e veçanta që ka favorizuar kompaninë e huaj në gjyqe ka qenë pjesa e kontratës që kërkonte procedim të menjëhershëm, ndërkohë që nga ana tjetër kjo marrëveshje nuk ka marrë pëlqimin e Kuvendit. Historia me GE filloi në vitin 2003, kur shteti shqiptar lidhi një kontratë për "trenin elektrik", që më pas do vazhdonte me një seri gjyqesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›