Energjia, 45 HEC-et lokale që do të jepen me koncesion
Firmat koncesionare do të investojnë në total 195 milionë euro. Prodhimi i energjisë pritet të rritet me 210 megavat në vitin 2009
Ervin Koçi
Shqipëria përdor sot vetëm 30 për qind të burimeve ujore për prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa mbi 15 miliardë kilovat/orë energji në vit mbeten të pashfrytëzuar. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka përgatitur dhënien me koncesion për 45 hidrocentrale të vogla lokale, që tashmë kanë hyrë në procesin e vlerësimit. Vlerësimet për çdo koncesion që do të jepet për këtë grup HEC-esh po ndiqen me kujdes nga dy grupe të vlerësimit të ofertave në METE nga ekspertët e fushës dhe të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Në këtë grup bëjnë pjesë ekspertë të njohur të energjetikës, si Farudin Hoxha, Stavri Peçi etj., të cilët kryejnë oponencën shtetërore ndaj propozimeve dhe projekteve për këto HEC-e. Pas këtij privatizimi prodhimi i energjisë në vend pritet të rritet deri në vitin 2009 me 210 megavat energji nga 39 HEC-e të vogla të dhëna me koncesion te privatët gjatë vitit që kaloi. Firmat koncesionare do të investojnë në total 195 milionë euro për të arritur në këtë vlerë prodhimi të energjisë. Së bashku me 46 HEC-e të dhëna me koncesion prej vitit 2003, prodhimi i energjisë elektrike nga HEC-et vendore pritet të arrijë një vlerë të konsiderueshme duke siguruar furnizim për banorët e zonave rreth tyre.
HEC-et vendore
Prodhimi i energjisë nga HEC-et e reja që do të ndërtohen me marrëveshje koncesionare shënon krijimin e tregut të liberalizuar të energjisë në Shqipëri. Sasitë e energjisë që do të prodhohen nga HEC-et e sektorit privat pritet të sjellin ndryshime të mëdha në furnizim, por dhe në marketingun e energjisë në një treg të liberalizuar. Energjia e prodhuar në këto HEC-e të vogla të dhëna me koncesion, është e rinovueshme dhe do të blihet nga KESH-i, i cili do të vazhdojë të jetë furnizuesi për konsumatorët e vegjël. Ndërsa energjia e prodhuar nga HEC-e të mëdha, sikurse janë ato që do të ndërtohen në Devoll, Skavicë etj., nga kompani private, do të mund të blihet nga prodhuesit privatë ose dhe konsumatorë të tjerë. Për këto raste, çmimi, sidomos në periudha piku, apo për arsye të tjera, do të jetë më i lartë se çmimet që do të afrojë KESH-i. Me krijimin e një tregu të liberalizuar, KESH-i do të luajë rolin e një rregullatori, duke mbajtur çmime më të ulëta nga ai që do të afrojnë në treg kompanitë private. KESH-i do të ruajë pronësinë mbi kaskadën e Drinit, çka favorizon çmim më të lirë se kompanitë private, të cilat në koston e energjisë së prodhuar, do të përfshijnë patjetër edhe kostot e ndërtimit të veprave energjetike.
Kuadri ligjor
Interesimi për të marrë me koncesion HEC-et vendore është rritur veçanërisht në dy vitet e fundit, pas rregullimeve që pësuan ligjet "Për energjinë" dhe ligji i ri "Për koncesionet". Ndryshimet në këto ligje u miratuan nga Kuvendi në fillim të vitit 2007. Në bazë të rregullimeve të bëra, energjia e prodhuar prej HEC-eve ka nisur të blihet nga KESH-i me çmimin e tregut. Formula që përdoret për çmimin, parashikon si kriter të parë çmimin mesatar të importit të vitit të mëparshëm, i korrektuar thjeshtë me ndryshimet që ndodhin në kursin e këmbimit, apo në nivelin e inflacionit. Këtë llogaritje konkrete për çdo vit, do ta bëjë ERE dhe çmimi mbetet unik për çdo subjekt privat. Kontratat mes prodhuesve privatë dhe KESH-it do të jenë deri në 15 vjet. Në ndihmë të këtij procesi, KESH-i dhe OST-ja detyrohen të lejojnë lidhjen e linjës së prodhimit privat të energjisë nga HEC-et vendore me sistemin elektroenergjetik.
HEC-et lokale, ekspertët i konsiderojnë biznese me leverdi
Vendimet e qeverisë që njësuan çmimin e energjisë së prodhuar prej HEC-eve lokale në 6.2 lekë/kilovat-ora, me një rritje prej 12.5 përqindësh më shumë se në 2006-n, si dhe detyrimi ligjor që KESH-i të blinte energjinë elektrike të prodhuar prej sektorit privat, ndikuan pozitivisht në të ardhurat për firmat koncesionare të këtyre veprave. Energjia e prodhuar nga HEC-et vendore për vitin 2007 zuri vetëm 1.03 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike në shkallë vendi. Krahasuar me vitin 2006, në 2007-n, sipas ERE-s, “kjo sasi energjie u ul me 4.4 për qind dhe të ardhurat për këtë sektor u rritën 7.1 për qind më shumë, ose 45 për qind më shumë se në vitin 2004, duke arritur në total 366.9 milionë lekë”. Investimet e realizuara në sektorin privat të energjisë elektrike gjatë vitit 2007, arritën në 27.1 milionë lekë, prej të cilave 7.3 milionë u realizuan nga firmat koncesionare dhe 19.81 milionë lekë nga firmat private, që kanë privatizuar HEC-et vendore përmes AKP-së. Sektori privat efektiv në prodhimin e energjisë elektrike, përfaqësohet nga 14 kompani private, të cilat që nga viti 2003, zotërojnë 46 HEC-e të vegjël. Secili prej tyre ka fuqi të instaluar nga 2-10 MW. Në vitin 2009, këtij numri pritet t'i shtrohen dhe 39 HEC-e të tjera, me fuqi totale të instaluar të energjisë prej 210 MW më shumë. Kompania gjermane "Decon", që ka kryer një studim mbi shfrytëzimin e burimeve energjetike në Shqipëri, ka përcaktuar 230 pika shfrytëzimi ujor për ndërtimin e HEC-eve lokale. Kapacitetet e mundshme prodhuese prej tyre llogariten në 14 për qind të totalit vjetor të prodhimit të përgjithshëm të energjisë.
18 HEC-et vendore me fuqi të instaluar nga 2-10 megavat dhe firmat fituese të tenderave
Emërtimi i HEC-it Firma koncesionare
1- Egnatia "Remi " sh.pk
2- Tervol "Ble-Klo-Ar &skraqi" sh.p.k
3- Verbë-Selcë "Xheni 02" sh.p.k
4- Qytezë "Muso" sh.p.k
5- Çarshovë "Korsel" sh.p.k
6- Slabinjë, Pogradec "LNK"
7- Labinot Mal "Ansara" sh.pk
8- Steblevë "Stebleva"
9- Lapaj "Spahiu Gjanc" shp.k
10- Lengarica 1, Lengarica 2 "Hasi Energji" sh.pk
11-Peshku-Martanesh "Koka" sh.p.k
12- Stavec "Koka"shp.k
13- Kasnice, Dibër "K.I.S.I"shp.k
14- Kabash 1, 2 "Adnanin" shp.k
15- Stravaj "Mak Olimpik"sh.p.k
16- Tuçep 2 "Duka T2"
17- Prellë "Endi-E"
18-Strelca 1,2,3 "Busa" sh.p.k
10 HEC-et vendore me fuqi të instaluar 87.052 kilovat, të cilat kanë fituar garat konkurruese
Emërtimi i HEC-it Firma koncesionare
1- Lura 1, Lura 2 dhe Lura 3 "Erdat" sh.p.k
2- Vërtop "Salillari" sh.p.k
3- Vlushë "Aurora" sh.p.k
4- Rapuni 1,2,3 "C &Constrction"
5- Bistrica 3, 4 "Bistrica 3"
6- Martanesh "Sigers"
7- Selishtë "IRZ" sh.p.k
8- Radovë "Tulla T" sh.p.k
9-Suha 2 "Albaniaenergjiplus"
10- Kaskada e Devollit "EVN"
10 HEC-et vendore që janë në proces vlerësimi, për të cilat është bërë tenderi
Tendera në proces:
1- HEC në Bënçë
2- HEC në Ujanik
3- HEC në Thanë
4- HEC në Stojan
5- HEC në Kukur 2
6- HEC Veleshica 1
7- HEC në Belë 2
8- HEC në Vukël 1,2
9- HEC në Valbonë
10- HEC në Dukagjin 1,2,3
11 HEC-et vendore me bonuse të përcaktuara për firmat e interesuara për marrjen me koncesion
Emërtimi i HEC-it Firma private
1- Gizavesh "Dardania Energji"
2- Dragobi "T Plani" sh.p.k
3- Tujan, Tiranë "Koja" sh.p.k
4- Holtë "Ibrahimi" sh.p.k
5- Egnatia Shushicë "Vëllezërit Tola"
6- Dars "Klenis" sh.p.k
7- Nicë "Devy" sh.p.k
8- Gur Shpat "Arjana -C" sh.p.k
9- Bishnica 2 "Titan" sh.p.k
10-Bençë "Ferrari"
11- Klos "Malido" sh.p.k
28 Prill 2008