Energjia, 60 për qind konsumohet për ngrohje
24/12/2004 Konsumi më i madh i energjisë elektrike, sipas studimeve të
AKE-së, shkon te sektori rezidencial, ku llogaritet se 60% e
energjisë përdoret për ngrohje. Mosplotësimi i kërkesës së konsumatorëve me energji elektrike, që reflektohet në ndërprerjen e saj, sidomos në periudhat e dimrit, ndikohet edhe nga norma e lartë e konsumit të energjisë elektrike për ngrohje dhe gatim.
Pikërisht, kjo ka nxitur AKE-në të kërkojë që ngrohja me termoizolim të bëhet e detyrueshme në të gjitha pallatet e reja që ndërtohen, për të mundësuar uljen e konsumit të energjisë. Sipas specialistëve të energjetikës, konsumatorët familjarë janë konsumatorët më të mëdhenj të energjisë, dhe është pikërisht ky segmenti ku duhet të bëhet më shumë për të kursyer energjinë, duke e zëvendësuar me mjete të tjera alternative. Por, nëse Kodi i Energjisë në banesa do të kërkohet nga organet përkatëse që të zbatohet rreptësisht, atëherë qytetarët do të kenë një rritje të sasisë së energjisë për konsum deri në 25%, që do të thotë më shumë drita për të gjithë, theksojnë specialistët e AKE-së.