E Hënë, 2 Nëntor 2026

Inter synon Roberto Karlos

24/12/2004  

Në mbrojtjen e Interit mund të jetë një rikthim i bujshëm. Te zikaltrit mundet të rikthehet që në janar Roberto Karlos nga Real Madridi, i cili është duke patur disa probleme me klubin. Kostoja e kartonit të tij është shumë e pëlqyeshme dhe në këtë mënyrë Mançini mund të zgjidhë shumë mirë, problemin e krahut të majtë, rol, i cili deri në këto momente, është i mbuluar nga Favali, Paskuale dhe Koko. Dhe që kur është larguar ai, në 1997, krahu i majtë i Interit ka qenë përherë shumë i dobët, ku pikërishit ai mundet të kthehet për të zgjidhur atë problem. Roberto Karlos ka ngelur përherë në zemrat e tifozëve të Interit dhe problemet e tij me Realin mund të perfeksionojnë akoma dhe më shumë, tratativat për një rikthim te klubi zikaltër. Në këtë sezon, Roberto Mançini ka vendosur në atë rol Favalin, Paskualen dhe Kokon. I pari, ka ardhur nga Lacio, së bashku me trajnerin, por ka zhgënjyer shumë. I dyti, Paskuale nuk ka bindur asnjëherë, për më shumë është në listën e largimeve në janar, ndërsa i fundit, Koko nuk është rekuperuar akoma, mbas dëmtimit që ka pësuar. Për më shumë, mund të jetë e nevojshme, situata e Edgar Davids. Holandezi është kërkuar nga Real Madridi. Arrigo Saki, drejtori teknik i sapo ardhur, është një admirues i mesfushorit portokalli dhe një shkëmbim me Roberto Karlos, mund të kënaqë të dyja palët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›