E Hënë, 2 Nëntor 2026

Henri, goleadori pa lavdi

24/12/2004  

Golat e sulmuesit francez, Tierri Henri, janë përgjithësisht spektakolarë, por ato nuk po e shtyjnë atë drejt lavdisë. Golat vijnë me goditje me këmbën e djathtë, të majtë dhe ka raste dhe me kokë dhe megjithëse ato shpesh i sjellin fitoren Arsenalit, ato janë larg asaj që bën “mbreti” Henri në “Hajburi”. Ai përballet me racizmin, por mbetet i qetë. Revista “Observer” theksonte pak ditë më parë se, emri i Henris është i njërit prej heronjve të vitit 2004. "Ai është impresiv. Dikur një djalosh parizien, tani ai flet një anglishte mjaft të rrjedhshme. "Në një moshë kur ksenofobia dhe racizmi gjallojnë, ai është francezi që u tregon anglezëve se çfarë duhet të kuptojnë", shkruan “Observer”. Henri është një nga ata futbollistë, që eksitojnë dhe tifozët neutralë, po kaq shumë, sikundër bën me tifozët e Arsenalit. Ai shënon gola të klasit të lartë, të ngjashëm me Çelsin, kur goditi befasisht një top fluturimthi. Ai u lëndua shumë nga fyerjet raciste që bëri ndaj tij, trajneri i Spanjës, Luis Aragones, por ndërsa zhurma u bë e madhe, përgjigjja e Henris ishte me mjaft dinjitet. Në maj ai u bë futbollisti i parë, qysh kur u vendos trofeu, më shumë se 50 vjet më parë, ajo e futbollistit të vitit në Angli, që e meriton për të dytin sezon radhazi. Ai ishte shënuesi më i mirë i Ligës së Parë Angleze, sezonin e kaluar me 30 gola, ndërsa Arsenali fitoi titullin pa pësuar asnjë humbje. Një arrijtje kjo, që nuk ishte realizuar në 115 vjetët e historisë së futbollit anglez. Ai ka shënuar 15 gola në këtë sezon për të udhëhequr emrat e mëdhenj të këtij specialiteti. I ndodh dhe atij që të dështojë, si çdo futbollisti, në disa ndeshje të mëdha. Por më shumë se ky fenomen i fundit, ai është lider i sulmit të Arsenalit dhe një punëtor i palodhur në skuadrën e Francës. Megjithëkëtë dhe këtë vit doli i dyti në trofeun e FIFA-s, si futbollisti më i mirë i vitit, pas brazilianit Ronaldinjo, një pozicion ky që u arrit dhe sezonin e kaluar, pas bashkëpatriotit të tij, Zidan. Por, megjithëse shenjat e mëdha të futbollit, ende nuk janë bërë pronë e Henri, ai është shumë pranë një rekordi të Arsenalit: 128 golat e shënuar për klubin londinez nga Jan Rajt. Henri ka arritur shifrën e 127 golave dhe rekordi i Rajt mund të arkivohet në katër ndeshjet që do të luhen në periudhën e festave të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, ku Arsenali do të luajë me Fulhamin, Njukasëll, Çarlton dhe Mançester Sitin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›