Çmimi i shtwpive, do rritet 15 pwr qind
24/12/2004 Ngrohja me termoizolim do të bëhet një normë e detyrueshme për të gjitha ndërtimet që do të marrin leje në 2005-ës. Në fakt, termoizolimi ka qenë i detyrueshëm dhe në 2004-ën, por duket se vetëm 15 për qind e ndërtimeve e kanë respektuar këtë rregull, ndërkohë që të painformuar për këtë çështje duken edhe bashkitë që japin leje për ndërtim. „Gjatë vitit 2004, vetëm 15 për qind e banesave të reja kanë zbatuar termoizolimin dhe vendosjen e ngrohjes së detyrueshme sipas ligjit“, është bërë e ditur në Konferencën Kombëtare të Energjisë. Indiferenca e ndërtuesve për të zbatuar këtë kusht të rindërtimit, duket se vjen dhe nga rritja e kostos së ndërtimit, e cila, sipas llogaritjeve shtohet me 8 euro për metër katror. “Duhet pranuar se ngrohja me termoizolim rrit koston e prodhimit, por ul koston e shfrytëzimit, pasi nuk përdoret më energji për ngrohjen e banesës“, thotë I.Sukaj, arkitekt. Ndërkaq, AKE është e shqetësuar për ritmin e ulët me të cilin po vihet në zbatim Kodi i Energjisë. "Vendosja e sistemeve të ngrohjes së përqendruar në banesat e reja që sigurojnë kursimin e energjisë elektrike, sipas Kodit të Energjisë po ecën ngadalë", thotë drejtori i Agjencisë Kombëtare të Energjisë, Besim Islami. Ndonëse zbatimi i Kodit të Energjisë në banesa është i detyrueshëm për çdo ndërtues, si dhe një nga kushtet për të marrë leje ndërtimi, vëzhgimet e AKE-së që janë kryer gjatë këtij viti tregojnë se në këtë drejtim puna po ecën me ritme të ulëta. „Moszbatimi i Kodit Energjetik në banesa, vjen si pasojë e mosnjohjes së ligjit nga organet e pushtetit lokal, bashkive dhe KRRT-ve të tyre“, thotë drejtuesi i AKE-së, Besim Islami. Vit pas viti, monitorimi mbi ndërtimet e reja ka treguar se po rritet numri i ndërtimeve me termoizolim, edhe pse ai është shumë larg shifrës që do të parapëlqente AKE-ja. Kështu, sipas një monitorimi të bërë në vitin 2003, nga AKE në 10 qytetet më të mëdha të vendit, në pallatet e reja me leje ndërtimi, vetëm 15% e tyre rezulton të kenë zbatuar termoizolimin dhe vendosjen e ngrohjes së përqendruar në banesa.
„Ka një kosto prodhimi aplikimi i termoizolimit, pasi materiali izolues nuk do të vendoset më në një tullë 25 centimetërsh, por mes dy mureve me tulla më të holla dhe e gjitha kjo shton jo vetëm koston e materialit, por dhe të punës, pa harruar dhe atë të fitimit që duhet të realizojë firma“, thotë arkitekt Sukaj. Kështu duket se nisur nga kosto për një metër katror që është përcaktuar në masën 270 mijë lekë të vjetra, kosto e aplikimit të ngrohjes me termoizolues shton edhe 8 euro ose 10 mijë lekë më shumë mbi çmimin dysheme.