E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shtrenjtohet 20%, darka e vitit tw ri

24/12/2004  Nata e ndërrimit të viteve ka krijuar një tradicion festiv të konsoliduar në Tiranë, madje deri në atë masë sa çmimet më të çmendura për një darkë feste të jenë sërish të pranuara. Hotel „Tirana“ ka vendosur çmimin tavan 300 euro për një çift në natën e Vitit të Ri, por, kjo nuk i ka trembur aspak “konsumatorët e pasur”, që kanë nxituar të pronotojnë. Kështu duket se festa e fundit e këtij viti do të jetë më e shtrenjta, edhe pse kosto për të përgatitur atë nuk është aspak më e lartë se e një darke të thjeshtë. Ajo që rrit çmimin e natës së Vitit të Ri është pikërisht popullariteti i kësaj feste si dhe niveli i lartë i kërkesës së konsumatorëve. Kjo duket qartë po të krahasosh darkën e Krishtlindjeve, e cila ka çmime dy herë më të vogla se nata e Vitit të Ri. Kështu darka për një çift te hotel „Rogner Europa Park“ është 160 euro për një çift dhe 88 euro për Krishtlindje. Në hotel „Sheraton“, një darkë çift për Krishtlindjet kushton 12.300 lekë, ndërsa për Vitin e Ri, 16.000 lekë. Ndërsa në hotel “Diplomat“, një darkë për Krishtlindjet kushton 7.000 lekë, ndërsa për Vitin e Ri, 13.000 lekë për çift. Hotel "President" servir një darkë të natës së Krishtlindjeve me një vlerë prej 8 mijë lekë, ndërsa nata e Vitit të Ri kundrejt një vlere prej 26 mijë lekë, ndërsa në hotel "Mondial" mund të shijosh darkën e Krishtlindjeve me 7 mijë lekë për një çift dhe natën e ndërrimit të viteve kundrejt 16 mijë lekëve. Në disa hotele që konsiderohen si më të "lirë", siç është "Stela", "La Perla", një darkë për këto festa shkon në 10 mijë lekë për çift, ndërsa në hotel „Ballkan“, ku ofrohet argëtim në disko, çdo person duhet të paguaj 5 mijë lekë. Sipas burimeve nga këto hotele, gjatë dy netëve të festive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›