Energjia, BB: Nuk shpëtoni dot nga rritja e çmimeve
Çmimi i energjisë elektrike duhet të vazhdojë të rritet. Këtë herë deklarata është dhënë nga vetë përfaqësuesit e Bankës Botërore, e cila është edhe një nga donatorët kryesorë të projekteve energjetike në vend.
Fabiola Çela
Madje, sipas tyre në Shqipëri energjia zë një vend kryesor në debatet politike. Por një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më, politika duhet të qëndrojë larg korporatës. Aktualisht, Ministria e Energjetikës ka hapur tenderin për privatizimin e operatorit të sistemit të shpërndarjes, proces i cili pritet të përfundojë brenda këtij viti.
Çmimi
Tarifat e energjisë elektrike ishin në qendër të diskutimeve të takimit të djeshëm me temë "Shqipëria Flet për Energjinë". Në takimin që u organizua nga KESH dhe Lëvizja Mjaft!, merrnin pjesë përfaqësues nga Banka Botërore, FMN, Lëvizja Mjaft!, Shoqata e Pensionistëve, Shoqata e Ndërtuesve, instituti "Agenda", etj. Përfaqësuesi i BB-së për Shqipërinë Dimitrios Papthansiou tha se, një nga sfidat me të cilat duhet të përballet sektori i energjisë elektrike në Shqipëri është çështja e çmimit. "Në botë çmimi i naftës është në rritje dhe ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Asnjë nuk do që të paguajë më tepër, por duhet të kemi parasysh realitetin. Kostoja e energjisë po rritet dhe Shqipëria po përballet me të", tha ai. Në fakt, çmimet e energjisë elektrike u rritën në muajin mars, por kjo rritje nuk është në nivelet që ka kërkuar KESH. Sipas vendimit të ERE-s për familjarët që konsumojnë deri 300 kwh çmimi i energjisë nuk pësoi rritje dhe vazhdon të jetë 7 lek/kwh. Sipas përllogaritjeve, gati 76 për qind e familjeve shqiptare konsumojnë deri në 300 kwh energji në muaj. Pjesa tjetër konsumojnë më shumë se 300 kwh energji. Për këtë kategori familjesh që nuk e kursejnë energjinë çmimi është 12 lekë/kwh. Të njëjtin mendim për të vazhduar rritjen e çmimit të energjisë ka ndarë edhe drejtuesja e institutit "Agenda", Milva Ekonomi. "Në tregun botëror ka një krizë rritje të kërkesës për produkte energjetike. Energjia si çdo produkt tregu ka ofertë dhe kërkesë. Çmimet e saj vendosen nga kërkesa dhe oferta në tregun botëror. Me këtë influence çmimi vjen edhe në tregun tonë. Çfarëdo që të bëjmë ne çmimi ynë do të ndjekë atë botëror e megjithatë çmimi ynë është më i ulëti krahasuar me vendet e rajonit", është shprehur ajo. Sipas Ekonomit, që çmimi do të rritet kjo është e kuptueshme, nuk mundet që Shqipëria të operojë jashtë rregullave që ka loja e tregut të këtij malli, por nga ana tjetër duhen siguruar burime alternative të prodhimit të energjisë dhe skema efikase subvencionimi jo për bizneset por për qytetarët e varfër.
Politizimi i KESH-it
Një tjetër çështje që u prek nga ana e përfaqësuesit të BB-së ishte edhe politizimi në trajtimin e çështjeve energjetike. "Politika duhet të qëndrojë sa më larg problemeve të korporatës, pasi në Shqipëri diskutojnë më shumë politikanët për energjinë sesa specialistët dhe diskutimet për politika energjetike janë të politizuara. Nuk duhet të jetë kështu pasi çështjet e energjisë janë teknike. Duhet konsensus politik", përfundoi ai duke shtuar se çështja e humbjeve është një çështje me rëndësi për ecurinë e sektorit.
FMN: KESH të përmirësojë financat
Korporata Elektroenergjetike duhet të reduktojë importet, të mbajë në fre kostot e personelit dhe të prioritarizojë investimet brenda një buxheti më të vogël, nëse do të evitojë rritje të mëtejshme të tarifave. Ky është rekomandimi i dhënë nga përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar për KESH. "E ndërsa axhenda e privatizimit të KESH-it është duke ngjallur interesim të mirëpritur, pozicioni financiar i kompanisë mbetet i dobët. Rritja e tarifave prej 20 për qind në mars ndihmoi financat e kompanisë, po ashtu siç kanë ndihmuar edhe reshjet e mbara", kanë deklaruar përfaqësuesit e FMN-së. Megjithatë, sipas tyre, KESH ka ende shumë punë për të bërë.
Gorica: Fatura e dritave, tani pensionistët po blejmë më pak
Pensionistët janë shtresa më e prekur e shoqërisë nga rritja e çmimit të energjisë. Isa Gorica përfaqësues i Shoqatës së Pensionistëve u shpreh dje se, si rrjedhojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike shpenzimeve e tyre janë rritur dhe pensioni që ata marrin, nuk u mjafton për të paguar faturat e energjisë. "Nga rritja e çmimit të dritave fuqia blerëse e pensionistëve është ulur me 8 për qind", tha ai. Pensionistët janë të parët që preken nga rritja e çmimit të energjisë dhe ushqimeve. Edhe pse qeveria ka deklaruar se do të rrisin sërish pensionet, përsëri shumë prej tyre shprehen se pensioni i tyre nuk u mjafton për të mbuluar shpenzimet e tyre, si për ilaçe, ushqime e jo më të paguajë edhe faturat e kripura të energjisë elektrike. Por pavarësisht ankesave të tyre rritja e çmimit të energjisë është e pashmangshme. Situata bëhet edhe më e rëndë po të llogariten edhe çmimet e ushqimeve që rriten dita-ditës e më shumë.
Bojaxhi: S’ndëshkohen hajdutët
Një vit më parë KESH nisi aksionin për ndërprerjen e energjisë elektrike për konsumatorët debitorë. Por pavarësisht përpjekjeve të bëra nga KESH, sistemi gjyqësor nuk i ndëshkon vjedhësit e energjisë. Gjatë takimit të djeshëm kreu i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, tha se për të luftuar fenomenin social të abuzimit me energjinë duhet angazhimi i të gjithë hallkave përgjegjëse. "Këtu nuk diskutohet për gjoba as për prerje, por për vajtjen e çështjes deri në Prokurori. Sistemi ngec kur ky konsumator rilidhet vetë në rrjet. Dua t'ju pyes sa vetë keni dëgjuar se janë futur në burg, sepse janë rilidhur në rrjet pa autorizim...zero. Prokuroria ka nisur të lëvizë, por sistemi gjyqësor është ende disa vjet mbrapa, duke mos ndëshkuar këtë fenomen social, duke mos ndëshkuar shembuj konkretë" ka thënë Bojaxhi. Aksionit të KESH-it për të ndërprerë energjinë elektrike debitorëve nuk i kanë shpëtuar as konsumatorët VIP.
ERE: Energji elektrike nga era
Kompanitë private janë të interesuara jo vetëm për të ndërtuar TEC dhe HEC, por edhe parqe prodhues të energjisë elektrike nga era. Sipas burimeve zyrtare të ERE-s, kërkesat për licencim nga subjekte private, parashikojnë ngritjen e centraleve të tillë në zona të ndryshme, ku intensiteti i erës llogaritet mjaft i favorshëm për prodhimin e kësaj energjie të rinovueshme. Këto burime energjetike vlerësohen mjaft të rëndësishme, pasi sipas studimeve të fundit, rezulton se futja e teknologjive të reja me energjitë e rinovueshme, zbut efektet e vështirësisë nga furnizimi me energji elektrike nga HEC-et. Një sasi e tillë prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, mund të plotësojë në vend rreth 58.3 % të totalit të energjisë. Sipas specialistëve të ERE-s, e gjithë kjo sasi energjie mund të përdoret në tre sektorë, atë të shërbimeve, rezidencial dhe bujqësor.
Shpenzimet në fund të vitit do rrisin inflacionin
Gjatë muajve të parë të këtij viti qeveria ka shpenzuar më pak para për investime publike. Deklarata është dhënë në raportin më të fundit të Bankës së Shqipërisë. "Gjatë muajve të parë të këtij viti shpenzimet për investime, kanë pësuar tkurrje në krahasim me një vit më parë", thuhet në raport. Lidhur me këtë drejtuesit e Bankës së Shqipërisë i kanë rekomanduar qeverisë që të ketë kujdes me shpenzimet e investimeve. Sipas tyre, shpenzimi i fondeve për investime publike nuk duhet të përqendrohet në fund të vitit, pasi kjo do të rriste presionet inflacioniste. Të njëjtin mendim ka pasur edhe ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për gazetën. Gjatë muajve mars, prill niveli i inflacionit ishte mbi kufirin e vendosur nga Banka e Shqipërisë. Shkak për këtë ishte rritja e çmimit të energjisë dhe sidomos rritja e çmimit të mallrave ushqimore. Për këtë vit niveli vjetor i inflacionit pritet të jetë 4 për qind. Sipas zyrtarëve të qeverisë në krahasim me vendet e rajonit, ky është niveli më i ulët i inflacionit. Por nëse, shpenzimet për investimeve do të përqendrohen në fund të vitit, atëherë ky fluks do të ndikonte në rritjen e presioneve inflacioniste.