Tregtarët ‘peng’ kryebashkiakun
Tregtarët e Beratit "mbajnë peng" kryebashkiakun, Fadil Nasufi.
BERAT / DILAVER XHELILI
Ndërsa po zbriste nga makina për të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Aleanca për Integrim, ai është rrethuar nga qindra tregtarë, të cilët protestuan në ditën e dytë kundër zhvendosjes së tregut nga qendra e qytetit. Është dashur ndërhyrja e kreut të LSI-së, Ilir Meta, për të "liruar" Nasufin dhe vendosur një takim mes tij dhe tregtarëve rreth mesditës.
Ditën e djeshme ndodhi ajo që ishte paralajmëruar të enjten, kur tregtarët ishin betuar se nëse nuk do t'u zgjidheshin kërkesat tyre do të kryenin veprime të pamatura. Qysh në orën 08:00 të mëngjesit 400 tregtarët e tregut industrial janë grumbulluar në vendin ku kanë punuar prej vitesh. Më pas, të organizuar kanë përshkruar rrugën në drejtim të godinës së bashkisë të qytetit. Pas mbërritjes pranë bashkisë ata kanë hasur në rezistencën e Policisë Bashkiake që nuk i kanë lejuar të afrohen pranë derës. Tregtarët kanë reaguar, duke thënë se kishin për qëllim bllokimin e punës në bashki pas "mashtrimit që na kanë bërë kryebashkiaku Nasufi dhe drejtori i tatim-taksave pranë bashkisë, Piro Ziu". Pas acarimit me Policinë Bashkiake tregtarët kanë kërkuar takim me kryetarin e bashkisë, i cili nuk ndodhej në godinë në ato momente. Protestuesit janë shpërngulur sërish për të vazhduar drejt godinës së "Raiffeisen Bank", ku për 1 orë kanë kërkuar që drejtuesit e bankës t'i ndihmonin në kërkesën e tyre për të mos u zhvendosur nga tregu aktual. Sipas tyre, pjesa më e madhe e tregtarëve është debitore te kjo bankë dhe me shpërnguljen në tregun në periferi nuk do të kenë mundësi të shlyejnë detyrimet karshi saj. Rreth orës 11:00 ata janë mbledhur në qendër të qytetit, pasi kanë mësuar se kryebashkiaku Nasufi do të ishte i pranishëm në takimin që zhvillohej në ndërtesën e Turizmit. Aleanca për Integrim, drejtuar nga Ilir Meta kishte planifikuar takimin me përfaqësues të pushtetit vendor në lidhje me mundësitë e zhvillimit të qytetit-muze. Në momentin kur Nasufi zbriti nga makina, tregtarët e kanë rrethuar duke mos i dhënë mundësi lëvizjeje. Debati ka zgjatur afro 30 minuta, ndërsa ata i kërkonin kryebashkiakut të tërhiqte urdhrin për zhvendosjen e tregut industrial. Sipas tyre, Nasufi u kishte premtuar 1 muaj më parë se ky vendim nuk do të merrej, por pak ditë më parë tregtarët kanë mësuar se duhej të lëviznin. Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë kreu i LSI-së, i cili ka ndërmjetësuar që kryebashkiaku të takojë një përfaqësi tregtarësh për të gjetur një rrugëzgjidhje. Takimi është zhvilluar rreth orës 13:00, ku është vendosur që tregu do të vazhdojë të qëndrojë në të njëjtin vend.
“Aleanca për Integrim” takim për zhvillimin e Beratit
BERAT - Kryetari i komisionit për Integrimin, Ilir Meta, i mbështetur nga përfaqësuesi i OSBE-së, Johan Hommes, ka zhvilluar një takim dje në Berat me përfaqësuesit e pushtetit vendor me qëllim zbutjen e varfërisë, zhvillimin e turizmit, infrastrukturës së këtij qyteti, të lënë në harresë, siç u theksua në takim. Të pranishëm ishin dhe kryebashkiaku Fadil Nasufi, kryetari i Qarkut, Pelivan Shatri, deputetët e zonës Mehmet Xheka e Marko Bello dhe përfaqësues të të gjitha fushave. Sipas Nasufit, shteti duhet të tregojë interesim të madh për qytetin-muze, pasi e ka aneksuar atë, ndërsa më parë ai ishte qendër i kombinateve, fabrikave që kishin të punësuar mijëra vetë. Ndërsa deputeti Xheka pohoi se në kuadër të procesit për integrim, do të kërkohet në Parlament e qeveri vlerësimi i qytetit dhe akordimi i fondeve të veçanta në zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës së tij. d.xh