Punëtorët e Fierzës, në protestë
KUKES - Punonjësit e hidrocentralit të Fierzës, më i madhi në vend, zhvilluan dje protestë në kërkim të përmirësimit të kushteve të punës dhe plotësimit të kërkesave nga administrata e KESH-it.
Plot 120 punëtore nga 137 që ka Fierza i kanë përpiluar kërkesat e tyre dhe ia kanë paraqitur drejtorisë së HC-it. Në to specifikohet qartë si kërkesë kryesore nënshkrimi i kontratës së punës, rritja e pagës në masën 20%, kushte normale dhe transport të tyre nga qyteti i Bajram Currit në drejtim të hidrocentralit në një gjatësi prej 50 km vajtje-ardhje, dhënien e rrobave të punës që kanë dy vite pa i marrë marrjen e pagës dy herë në muaj e jo një herë si deri tani, si dhe ngritjen e një komisioni që do të hetojë abuzimet e bëra. Protesta ka qenë 1-ditore dhe është mbajtur te portat e HC, pasi drejtori i tij, Qazim Dusha, nuk ka lejuar që protesta të mbahet brenda ambienteve të punës ku dhe synohej nga sindikata. Në protestë nuk janë përfshirë 17 punëtorët e tjerë, të cilat ndonëse janë solidarizuar me protestën kanë vazhduar punën në sektorët më të rëndësishëm për të mos krijuar avari në tre repartet kryesorë të hidrocentralit. Kryetari i grevës Lirim Aliaj u shpreh se, nëse kërkesat e punëtorëve nuk plotësohen atëherë do të kalohet në grevë pa afat. Fierza është aktualisht prodhuesi më i madh i energjisë elektrike dhe momentalisht niveli i ujërave është 294 metër mbi nivelin e detit, ose 2 metër më pak se maksimalja. Kjo situatë nga specialistët konsiderohet si mjaft e kënaqshme duke bërë që agregatët të punojnë me intervale. j.h