E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis puna për Reformën në Drejtësi

Nënkomisioni për reformën në drejtësi ka zhvilluar dje mbledhjen e tij të parë, duke i hapur në këtë mënyrë rrugën kryerjes së kësaj reforme, e cila është një prej dy kushteve të ndërkombëtarëve. 

Objekti i veprimtarisë së këtij nënkomisioni është përcaktimi i çështjeve dhe masave që do të përfshihen në Paktin Kombëtar për Drejtësinë, i cili do të miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë. Detyrë e parë e këtij komisioni është hapja e një dialogu intensiv, për të përcaktuar çështjet që meritojnë të jenë objekt i reformës, me institucionet e sistemit të drejtësisë dhe grupet e interesit, duke kryer seanca dëgjimore me KLD-në, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, Shkollën e Magjistraturës, Avokatin e Popullit, Policinë e Shtetit, Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës, Dhomën Kombëtare të Avokatisë, Komitetin Shqiptar të Helsinkit, shoqata, organizata të shoqërisë civile, universitete private etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›