Energjia, Rama: “Jo rritjes së çmimit për shqiptarët”
Autori i Lajmit: Redaksia
Në tryezën e thirrur, me ekspertë të sektorit të energjisë, por ku ka munguar Drejtori i Përgjitshëm i ERE-s, Bujar Nepravishta kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se rritja e paralajmëruar e çmimit të energjisë elektrike shton ndjeshëm koston e jetesës për familjet shqiptare. Edhe pse ka kërkuar të mos rritet çmimi, kreu i PS-së nuk ka publikuar ndonjë strategji për zgjidhjen e çështjes, duke pohuar se do të konsultohet me një përfaqësi teknike, e më pas do të ketë një vendim politik. “Kur do të përfundojë faturimi afrofe, kur do të instalohen të gjithë matësit e energjisë elektrike, kur do të largohet nga jeta e qytetarit shqiptar faturuesi i fundit abuziv? Kur do të mbarojnë humbjet joteknike në sistemin energjetik shqiptar? Banka e Shqipërisë raporton se në 8 muajt e parë të vitit humbjet janë më të larta se një vit më parë. Kur do të rriten kapacitetet transmetuese të importimit të energjisë elektrike. Këto kapacitete mbahen të kufizuara, gjë që ka sjellë që importimi të vazhdojë të mbahet në disa duar të caktuara që sot janë duart brenda dhe jashtë shtëpisë së Sali Berishës.” theksoi Rama. Për deputetët e PS-së, mes të cilëve ekspertë të fushës së energjisë, ky sektor është i gjymtuar financiarisht dhe rritja e çmimit hap hapësira të mëdha korrupsioni. Strategjitë e munguara, sipas socialistëve, në sektorin e energjisë kanë shkaktuar reagimin e disa bizneseve. Sipas kreut të Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, PS nuk mund të vazhdojë të refuzojë çdo projekt, i cili sipas selisë rozë nuk shihet i mirë politikisht. “Partia Socialiste nuk mund të mohojë, siç ka bërë në disa raste, projekte të cilat na serviren. Konkretisht për projektin e TEC-it të Durrësit. Çështja është për të treguar se çfarë duhet të bëhet, zgjidhja është në detyrimin e OSSH-së dhe nuk ka rëndësi se është privat apo shtetëror, që të fillojë të realizojë objektivat e shkruara që mund të ketë në zvogëlimin e humbjeve”, theksoi Buxhuku.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2009