Tragjedia, vetëvritet babai i viktimës së Gërdecit
Autori i Lajmit: Redaksia
Një vit pas humbjes së vajzës në tragjedinë e Gërdecit, Kujtim Osmani i ka dhënë fund jetës. 43-vjeçari është vetëhelmuar për shkak të kushteve të vështira dhe humbjes së vajzës, e cila punonte të fabrikën e demontimit të armëve. Osmani është gjetur pa ndjenja në dhomën e tij nga familjarët, të cilët e kanë nisur menjëherë në spital. Por as ndihma e mjekëve nuk ka mundur ta mbajë në jetë atë.
Ngjarja
Një tjetër tragjedi për një nga familjet e Gërdecit. Dje në mëngjes është gjetur i vdekur babai i Resmie Osmanit, e cila humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit. 43-vjeçari Kujtim Osmani dyshohet se është vetëhelmuar, pasi ka humbur vendin e punës. Kujtim Osmani kishte punuar si pastrues në Bashkinë e Vorës, por prej disa ditësh ai ishte pushuar nga puna. Gjendja depresive nga papunësia e ka shtyrë atë të vetëhelmohet, duke pirë alkool të shoqëruar me ilaçe. Gjendja e vështirë ekonomike e kishte detyruar Kujtim Osmanin të apelonte disa herë për ndihmë, por thirrjet e tij duket se kanë rënë në vesh të shurdhët. Familja e tij është pjesë e banorëve të prekur nga tragjedia e Gërdecit që u harruan bashkë me të tjerë.
Tragjedia
Resmije Osmani, më 15 mars 2008, humbi jetën në moshën 19- vjeçare, si pasojë e tragjedisë së Gërdecit. Ajo punonte në fabrikën e demontimit të predhave në Gërdec. Si çdo ditë ajo ndodhej në punë edhe mesditën e 15 marsit, kur shpërthimi i rreth 700 tonëve barut shkaktoi vdekjen e saj dhe të 25 personave të tjerë. Pas kësaj ngjarjeje, të afërmit thanë se babai i vajzës kishte kaluar në depresion. Mjekët kanë thënë se Kujtim Osmani ka pasur sasi të madhe alkooli në gjak në momentin e vdekjes, ndërsa familjarët pohojnë se bëhet fjalë për një vetëvrasje. Banorët e Gërdecit kanë denoncuar pak ditë më parë se në zonën ku ndodhi tragjedia që shkaktoi vdekjen e 26 personave nga shpërthimi i 15 marsit të vitit të kaluar, është gjetur një predhë e pashpërthyer. Predha, në gjendje aktive, për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në një familje në Gërdec. Banori Selami Sefaj nga Gërdeci bëri të ditur se ka gjetur një predhë teksa punonte tokën para oborrit të shtëpisë së tij. Sipas Sefajt, që në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur predhën brenda në tokë, i janë rikthyer dhe një herë pasazhet nga tragjedia që ndodhi vitin e kaluar nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve që ndodhej në fshatin e tyre. Por banori i Gërdecit shtoi se predha të tjera ka gjetur gjatë gjithë kohës në borrin e tij, edhe pas përfundimit të operacionit të ushtrisë për mbledhjen e municioneve në fshat.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2009