E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjata: Ligji nuk pengon mbledhjen e Konferencës gjyqësore

Autori i Lajmit: S.T
Juristi Rustem Gjata e konsideron si tërësisht ligjor vendimin e gjyqtarëve për të mbledhur Konferencën Gjyqësore. I pyetur nga ‘Ballkan’ ai sqaron se kjo konferencë vepron mbi në bazë ligjore dhe për sa kohë që nuk kemi shfuqizim të kësaj baze ligjore ajo do të veprojë në këtë mënyrë. “Parimi juridik është ajo që nuk është e ndaluar, është e lejuar. Pra për sa kohë që nuk ka një pengesë ligjore nuk ka pse kjo Konferencë mos të mblidhet.”, - tha ai. Gjata shton se sot për sot nuk mund të thuhet që nuk ka një ligj prandaj është tërësisht në kompetencat e këtij organizimi të vendosë për mbledhje apo jo. “Ky institucion ka një organizim të brendshëm dhe në bazë të rregullave të tij vendo të mblidhet ose por kjo kushtëzohet vetëm prej tyre dhe jo prej ligjit”, - sqaron ai. Lidhur me ligjin e ri ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka vlerësuar si tej mase të nevojshme diskutimin e ligjit me shoqatat e gjyqtarëve në të gjitha qarqet. “Parimisht nuk i ndalon asnjë gjë që të mblidhen dhe të diskutojnë. Takimet janë të ligjshme dhe duhen dëgjuar mendimet e gjyqtarëve. Madje diskutimi të bëhet në bazë qarku, por nga ana tjetër duhet të diskutohet edhe në Parlament dhe t‘u çohet komisioneve përkatëse”, - ka pohuar ai. Për sa i përket mbledhjes ose jo të Konferencës së Gjyqtarëve duket se dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë është i ndarë. Ndryshe nga nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu, anëtarit e këtij institucioni Neshat Fana. si dhe Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani kanë dalë në mbrojtje të legjitimitetit të konferencës së gjyqtarëve që është thirrur në 5 dhjetor. Sipas Neshat Fanës në kushtet kur mungon një kuadër ligjor dhe në një kohë që 4 anëtarëve të KLD-së iu ka mbaruar mandati prej muajsh vendimi i marrë nga gjyqtarët është zgjidhja e vetme. Pas debateve të shfaqura edhe në media, Kryetarja e Kuvendit mblodhi në një takim përfaqësuesit e Kuvendit në KLD. Në njoftimin për shtyp të Kuvendit thuhet se “të drejtat e Gjyqësorit për t‘u përfaqësuar në KLD me të zgjedhurit e tij nuk mund të pengohen, tjetërsohen dhe asgjësohen nga askush. Është në të drejtën e Gjyqësorit që të ndërmarrë çdo nismë, në përputhje me Kushtetutën e vendit, për të zëvendësuar anëtarët me mandate të skaduara dhe për të plotësuar vendet vakante në KLD”.

Ky lajm është publikuar: 13/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›